• Banner

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pasion i pjesëtuar, një grua që përgjërohet për dashuri
Origjinali: Pasion i pjesëtuar, një grua që përgjërohet për dashuri
Gjinia: Psikologji
Autori: Mirela Sula
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 152
Pesha: 0.184 kg.
ISBN: 978-99943-1-883-4

Koment nga autorja

Dhjetë vjet më parë, kur u shkrua ky libër, ende nuk isha e sigurt nëse do ta botoja. Proza ishte një sfidë që do të më vinte në provë pas disa librash me poezi dhe, për më tepër, ky ishte një eksperiment që sillte një stil të palëvruar në letërsinë shqipe. Një rrëfim në vetën e dytë, ku luajnë vetëm dy personazhe, pa emër, pa fytyrë, pa përshkrime.

Një rrëfim që i jep rëndësi ndërveprimit psiko-emocional dhe jo thjesht fabulës. Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.

Nuk e di se përse zgjodha këtë temë dhe jo një tjetër, përse këtë stil, këtë mënyrë të shprehuri apo pse u drejtohem shoqeve. Ndoshta ngaqë në atë kohë kam qenë tepër e lidhur me poezinë, dhe nuk e anashkaloja dot, as kur bëhej fjalë për një roman. Ndoshta ngaqë historitë që dëgjoja shpesh të rrëfyera nga gratë kishin pak a shumë të njëjtën melodi: "i njëjti tekst kënge".

Ka ndodhur, në fakt, që pas botimit të librit kam marrë shumë letra, e-maile, telefonata, dhe aspak për t'u befasuar, por kanë qenë të gjitha nga gratë. Ka pasur nga ato që kanë menduar se kam shkruar historinë e tyre, madje në disa raste kanë insistuar se këtu është vetë dashuria e tyre (si ka mundësi që unë e dija).

Dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse vendosa ta ribotoj pas kaq vitesh, sepse ende edhe sot mendoj se historia ka mbetur e njëjtë. Hipoteza se modelet e marrëdhënieve të dashurisë në realitetin tonë vazhdojnë të na ofrojnë të njëjtën frymë, mbetet e pandryshuar: gruaja duhet të vuajë që të fitojë dashurinë e burrit, ndërsa burri duhet t'i ndrydhë fort ndjenjat e tij që të mos e japë veten para gruas.

Sigurisht, po ta kisha shkruar sot, shumë gjëra mund t'i kisha parë dhe thënë ndryshe. Sidoqoftë, mesazhi mbetet po ai, dhe pyetja ime edhe tani pas kaq vitesh do të ishte e njëjtë: pse njerëzit përpiqen kaq shumë që ta zvarrisin një marrëdhënie që nuk funksionon, kur nuk ka më asnjë shenjë dashurie? A nuk është më mirë ta lëmë të shkojë atë çfarë nuk është e jona dhe të gjejmë personin duhur, ose të përpiqemi të jetojmë një jetë më të mirë?

Pas së gjithash, jeta është shumë e shkurtër për ta shpenzuar atë në mënyrë mjerane, siç përshkruhet përmes personazhit "grua" në këtë libër. Shumë veta gënjehen pas iluzionit se marrëdhënia do të përmirësohet më vonë, ose ndoshta nuk besojnë se përtej saj mund të gjejnë diçka më të mirë, atë, të vërtetën.

Ka nga ata që pas përvojave të tilla nuk besojnë më se dashuria ekziston në realitet. Dhe kjo është një arsye se përse vjen sërish ky libër. Për gratë që më kanë shkruar e telefonuar se këtu është historia e tyre, për shoqet që më kanë besuar rrëfime personale, por që kanë humbur besimin te dashuria e vërtetë, për të gjithë ata që janë zhgënjyer dhe friken ta provojnë përsëri, gjeta shumë arsye për ta ribotuar këtë libër, për të treguar se ne mësojmë nga marrëdhëniet tona, mësojmë prej shembujve që shohim rreth e rrotull nesh, nga modelet e prindërve, gjyshërve, miqve por, mbi të gjitha, mësojmë nga përvojat tona të kaluara të dashurive të humbura.

Ato na japin një njohuri për të ndërtuar marrëdhënie të reja dhe na rrisin aftësinë për të besuar se dashuria ekziston. Por shumë vetë nuk arrijnë ta takojnë atë, sepse i ikin me frikën se nuk u takon. Për ta dashuria është përsosmëri. E nëse kërkojmë të përsosemi, do të thotë se ne po rendim drejt një iluzioni, në fakt, pasi askush nuk mund të jetë i tillë. Edhe pse gjithnjë jemi të prirë ta ushqejmë iluzionin e dashurisë së përsosur, shumë prej nesh besojmë se ajo i përgjigjet asaj që ne meritojmë.

Pretendimi se dikush ekziston vetëm për ne është një iluzion egocentrik (që e ka zanafillën qysh në fëmijëri). Kur jemi duke përjetuar procesin e të rënit në dashuri, ne ushqehemi me iluzionin se kjo dëshirë e zjarrtë do të zgjasë përgjithmonë. Këtë iluzion në kulturën tonë e përfaqëson miti për dashurinë romantike, i cili i ka rrënjët në përrallat ku princi dhe princesha jetojnë të lumtur deri në fund të jetës.

Ky mit na tregon se për secilin djalë në botë ekziston një vajzë e krijuar posaçërisht për të, dhe për secilin burrë ekziston një grua e vërtetë. Në këtë roman ky mit është thyer. "Çdo 'Unë' ka nevojë për një 'Ai', në mënyrë që të ndihet i realizuar", thotë Martin Buber. Kjo është një e vërtetë që u jep përgjigje të gjitha pyetjeve që mund t'ju lindin teksa lexoni këtë libër.

Detajet e librit
2937
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

A mund të jetë mendja e qetë?, Jiddu Krishnamurti

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001612

Botuesi: Plejad

Ç'kuptim mund të ketë jeta, Alfred Adler

"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...

Çmimi 4,68 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2545

Botuesi: Plejad

Psikologjia e inteligjencës, Jean Piaget

Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit. 

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkenca e të jetuarit, Alfred Adler

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)