Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci
  • Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci
  • Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci

Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci

2685
Plejad

Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Cili është kompleksi yt?
Origjinali: Di che complesso sei?
Gjinia: Psikologji
Autori: Pina Gorgoni, Paolo Nuci
Shqipëroi: Qemal Velija
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2007
Fq. 256
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-99943-903-6-8

Mbi librin

Ç'janë komplekset? Sipas Jungut "fragmente psikologjikë të mishëruara në njerëz", sipas Marie Bonaparte "organet e anatomisë sonë psikike", sipas Frojdit "udhëheqja e sjelljes së njeriut në botë", ndërsa për Zhak Lakan "në to mund të gjenden po të njëjtit personazhe të tipizuar nga folklori, nga përrallat, rrëfenjat apo pjesët tetrale për fëmijë a të rritur që kanë formuar në shekuj njerëzimin..."

Secili prej nesh është i përcaktuar nga një kompleks më mbizotërues se të tjerët, që vendos ndoshta fatin tonë shumë më tepër se sa psh një shenjë zodiakale. Ja përse, pyetja që i jep titullin këtij libri merr vlera shumë më të rëndësishme për vetë mënyrën e jetës njerëzore.

Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë "të asaj bote të brendshme a të nëndheshme që gjendet tek të gjithë ne e që vepron sipas modaliteteve të saj të caktuara".

Detajet e librit
Plejad
2685

Referencat specifike

isbn
9789994390368
ean13
9789994390368
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia analitike, Carl Gustav Jung

Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...
600 Lekë
More

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
600 Lekë
More

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia e popujve dhe e turmave, Gustave Le Bon

Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Psikologjia e shkrimit, Rolando Marchesan

Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë.
600 Lekë
More

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001201

Botuesi: Te tjere

Arratisje nga liria, Eric Fromm

Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001206

Botuesi: Te tjere

Të kesh apo të jesh, Erich Fromm

Lulëzimi i kulturës së Mesjetës së Vonë lidhet me atë që njerëzit i frymëzonte më shumë: shembulli i Qytetit të Zotit. Lulëzimi i shoqërisë së sotme lidhet me faktin se njerëzit i ka frymëzuar modeli i Qytetit Tokësor të Përparimit.
750 Lekë
More

Referenca: SKU001554

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është dashuria Art? Nëse po, ajo kërkon njohuri dhe përpjekje. Ose a është vallë dashuria një ndjenjë e këndshme, e cila për përvojën është një çështje fati, si diçka në të cilën dikush "bie brenda" nëse është me fat? Ky libërth bazohet në hipotezën e parë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim në hipotezën e fundit.
500 Lekë
More

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.
1 000 Lekë
More