• Banner

  • Ka mbaruar

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mos e lër mendjen të ikë
Origjinali: Mos e lër mendjen të ikë
Gjinia: Psikologji
Autori: Mirela Sula
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 180
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-1-852-0

Komente mbi librin

"Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja. Vetja, e pakuptuar dhe e keqpërdorur nga vetja, të hedh në trishtim, të sëmurë fizikisht, të pengon në jetë, të divorcon, mund të të bëjë keq, dhe të shkatërron përfundimisht. Autorja na tregon se si mund ta shmangim këtë duke e ruajtur veten nga vetja. Do të thosha shkurt se është një libër aq i dobishëm sa edhe recetat e një gatimi të mirë për një amvisë që do të gatuajë."

Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave

"Autorja në këtë libër ilustron përmes një pikture të shkëlqyer çështjet psikologjike që ne ndeshim në jetën tonë të përditshme. Ajo e arrin këtë duke përdorur histori nga realiteti shqiptar dhe ngjarje nga jeta e saj personale, duke sjellë në dritë shoqërinë e të shkuarës, frikën e të ardhmes dhe rrjedhimisht edhe shqetësimin që ne kemi shpesh për të tashmen e gjendjes sonë mendore. Sokrati, filozofi i njohur grek, një herë ka thënë: "Jo jeta, por jeta e mirë është ajo që duhet vlerësuar". Ky është mesazhi që unë kuptova nga ky libër."

Sebi Fishta, psikolog, USA

"Përmes këtij libri, Mirela Sula ka treguar se uria më e madhe e qenies njerëzore nuk është për para, tituj, seks etj, por është aktivizimi i dimensioneve që potencialisht ekzistojnë në brendinë tonë për të jetuar në plotësi. Autorja nuk bën ndryshime, por kalon mbi ndryshimet, gjegjësisht bën transformime radikale për të gjetur kuptimin e jetës në të gjitha fazat e saj. Mirela Sula me këtë libër na mëson se, nëse ekziston një pse, atëherë ekziston edhe një si."

Hetem Ramadani, bashkautor i librit "Për meditim, sukses dhe shëndet"

"Ky libër është si trëndafilet e nuses që e lumtur ua hedh pas shoqeve, që edhe ato të kenë po aq fat! Është ndihmë për të gjithë ata që mendojnë se janë në honet e humbjes së vetes dhe harresës nga jeta! Që tani kam piketuar njerëz në udhëkryq, të cilëve do t'ua rekomandoj këtë libër!"

Prof. Dr. Milika Dhamo, psikologe dhe profesoreshë në UT

"Duke reflektuar në ndjesitë e thella dhe trazuese si dhe në kurajën e ndërmarrë të Mirela Sulës në përgatitjen e librit të ri të saj, u ndjeva "xheloze" që ajo ka mundur ta realizojë këtë në mënyrë kaq tërheqëse dhe efektive... Unë vetë do t'i rikthehem disa herë këtij libri që ta lexoj sërish, ndonjëherë ndoshta vetëm kapitullin që do të kem nevojë në një ditë të veçantë."

Dr. Iris Çarçani, psikiatre e fëmijëve dhe adoleshentëve, Londër

"Ishte kënaqësi të lexoja këtë libër, që për mua është një tjetër histori për të njohur më mirë pushtetin e mendjes! Duke lexuar këtë libër të ngjallet admirim për forcën, durimin, optimizmin, inteligjencën dhe aftësitë organizative që shfaq Mirela Sula, e cila me mirësi mbulon të gjitha vlerat e saj. Është zotësi të arrish vetëzbulimin në këtë mënyrë. Shpresoj që ky vetëzbulim ta ndihmojë lexuesin për të besuar te fuqia e mendjes."

Autrela Pano, psikologe, USA

Detajet e librit
2684
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirti, Brian L. Weiss

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.

Çmimi 9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001295

Botuesi: Albas

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...

Çmimi 11,03 
More
Ka mbaruar

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 11,45 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000220

Botuesi: Cabej

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.

Çmimi 8,22 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)