• Banner

Fëmijët nuk duan psikologë. Duan prindër, Niko Sideris

Ky tekst është sa një studim për raportet e sotme prindër-fëmijë, aq edhe një letër e hapur. Një letër që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët Brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.

69,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fëmijët nuk duan psikologë. Duan prindër!
Gjinia: Psikologji
Autori: Niko Sideris
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Neraida
Viti: 2010
Fq. 136
Pesha: 0.184 kg.
ISBN: 978-99956-44-18-5

Mbi librin

Ky tekst është sa një studim për raportet e sotme prindër-fëmijë, aq edhe një letër e hapur. Një letër që u drejtohet prindërve të zakonshëm, të cilët Brenda familjeve të zakonshme rrisin fëmijë të zakonshëm. Një letër në mirëbesim drejtuar prindërve që mendojnë.

Në mënyrë të pashmangshme këta prindër të zakonshëm hasin vështirësi, dyshime, problem, ndoshta edhe udhëkryqe në raportet dhe marrëdhëniet me fëmijët e tyre. Në mjaft raste ata ndiejnë se dijet dhe njohuritë, mënyrat dhe fuqitë e tyre nuk mjaftojnë. Dhe gjithnjë e më shpesh shtrojnë pyetjen: "Mos vallë fëmija ka nevojë për një psikolog?"

Detajet e librit
Te tjere
SKU001546

Referencat specifike

isbn
9789995644185
ean13
9789995644185
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Kam provuar gjithçka, Isabelle Filliozat

Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft më, Alberto Pellai

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fjalë për adoleshentët ose kompleksi i karavidhes, Grup Autorësh

Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001612

Botuesi: Plejad

Ç'kuptim mund të ketë jeta, Alfred Adler

"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...

Çmimi 63,25 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)