• Banner

  • Ka mbaruar
Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood
  • Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood
  • Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood
  • Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood

Gra që dashurojnë tepër, Robin Norwood

Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm, ose të papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? 

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gra që dashurojnë tepër
Origjinali: Women who love too much
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Robin Norwood
Shqipëroi: Guri Shyti
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 336
Pesha: 0.408 kg.
ISBN: 978-9928-164-68-1

Mbi librin

Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen.

Gra që dashurojnë tepër, një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milionë kopjesh të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t'i ndryshuar ata. Robin Norwood, me simpati dhe me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt barazpeshimit të ndjenjave.

Koment nga Los Angeles Times

Robin Norwood ka shkruar me mjaft mendjemprehtësi një libër të jashtëzakonshëm, origjinal, i cili të mbërthen me emocionet e tij rrëqethëse. Ky libër i bukur dhe i shkruar me kaq zgjuarësi mund të ndihmojë gratë të heqin dorë nga modeli i dashurisë së çmendur.

Koment nga Dacia Maraini

Me çiltërsinë praktike të një amvise të mirë, që të mëson recetat e një gjelle të shijshme, gjellë e cila do të na bënte jetën sa më të shëndetshme, Robin Norwood u jep grave disa receta për të mjekuar sëmundjen e dashurisë.

Sigurisht, nuk është fjala për një sëmundje të çfarëdoshme dashurie, por për atë që nëpër libra thirret "pasion", "rrënim", "kllapi", por që ajo e ka quajtur vetëm "dashuri e tepruar". Por, kur ndodh që dashurohet tepër? Kur ndodh që dashuria shndërrohet në diçka shëndetlig, që bëhet e rrezikshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore?

"Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër", përgjigjet Norwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhëtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër.

Në këtë mënyrë praktike dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të përnjimendta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t'u dashuruar, frika se mos shpërfillemi ose braktisemi...

Dhe të dashurosh me frikë do të thotë, para së gjithash, t'i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon, përveç të tjerave, në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim të "ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh".

Po ku e ka burimin kjo frikë? Norwood na këshillon të kthejmë kokën e të vështrojmë pas, drejt fëmijërisë, kur kanë filluar të njihen problemet e para familjare: dashuria për babanë, lidhja me nënën, përvojat e dhunës, tmerri i të qenit e braktisur. Pothuajse gjithnjë, në themel të dashurisë së tepruar femërore (në të vërtetë ky libër u drejtohet para së gjithash grave) ndodhet një tronditje e fëmijërisë.

Kur një fëmijë është braktisur apo shpërfillur nga i ati, kur rritet, shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse, po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë, do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj, "derisa të ketë krijuar, deri në njëfarë mase, përshtypjen se më në fund, ka shpëtuar prej saj".

Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë? Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush, është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t'u ndjerë të sigurtë, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.

Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të mund ta bëjë të ndjehet e sigurtë dhe të denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë.

Mbi autoren

Robin Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e familjes. Në mënyrë më të përgjithshme, ajo merret me problemet e "vartësisë së tepruar" dhe ka punuar në fushën e përdoruesve të drogës dhe të alkoolizmit. Ka botuar: "Të shërohesh me pse" (1994), "Letra të grave që dashurojnë tepër" (1997) dhe "Një mendim në ditë" (1998).

Detajet e librit
SKU001182

Referencat specifike

isbn
9789928164681
ean13
9789928164681
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001518

Botuesi: Pegi

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh, Dale Carnegie

Ky libër mund t'ju ndryshojë jetën. Libri më i shitur i Deil Karnegit, plot gjashtë milionë kopje, i ripunuar kohët e fundit, ka ndihmuar miliona njerëz që të mposhtin ndjesinë e shqetësimit. Deil Karnegi ofron një grup formulash praktike që ju mund t'i vini në jetë sot, formula të vlefshmepër gjithë jetën!

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2222

Botuesi: Elta BS

Zgjoni Gjigantin e Brendshëm, Anthony Robbins

Anthony Robbins është një nga motivuesit e mëdhenj të kësaj breznie. Zgjoni Gjigantin e Brendshëm është një paraqitje magjepsëse dhe intriguese e gjetjeve dhe vështrimeve të brendshme më të zhvilluara të një spektri të gjerë çështjesh, përfshirë vetëdijshmërinë në rritje se suksesi i vërtetë varet së pari nga vlerat e qëndrueshme dhe shërbimi ndaj të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Çdo gjë është e mundur, Marie Forleo

Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Vetëbesimi, Charles Pepin

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Negocimi, Brian Tracy

Negocimi është një element thelbësor i pothuajse të gjitha ndërveprimeve tona – personale dhe profesionale. E shprehur më thjesht, ata që nuk negociojnë mirë, rrezikojnë të bien viktimë e atyre që e bëjnë këtë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Fuqia e mendimit pozitiv, vol.1-2, Norman Vinsent Peale

Ky libër - i cili është shitur mbi 10 milionë ekzemplarë - tregon filozofinë e thjeshë, efelctive të jetës, të mendimit pozitiv, metodat dhe shembujt praktikë se si të tejkalohen vështirësitë, mossukseset, si arrihen vlerat krijuese të dobishme në jetë, për të arritur pagen shpirtërore, shëndetin e mirë, energjinë e plotë, famën, pasurinë, forcën.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Si ta shërosh jetën, Louise L. Hay

Louise Hay sjell përvojat e saj të cilat, me ndihmën e forcës së mendjes dhe të mendimit pozitiv, nga një jetë e rrënuar e çuan në piedestal, madje duke mposhtur edhe sëmundjen e kancerit pa ndonjë trajtim mjekësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)