• Banner

  • Ka mbaruar

Si t'i joshim gratë, F.T. Marinetti

Teksti ka formën e një traktati autobiografik mbi artin dashuror dhe lexohet me kënaqësi falë ironisë dhe frymës groteske me të cilën rrëfehen bëmat e këtij donzhuani futurist.

6,66 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Si t'i joshim gratë, futurist në front
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autor: F.T. Marinetti
Shqipëroi: Ilirjana Stringa
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2010
Fq: 136
Pesha: 0.183 kg
ISBN: 978-99956-29-34-2

Mbi librin

Si t'i joshim gratë, titulli i origjinalit Come si seducono le donne, doli në dritë në vitin 1916 dhe përbën pa dyshim suksesin më të madh editorial të Marinetti-t: është ribotuar dy herë në të gjallë të autorit dhe disa herë pas vdekjes. Teksti ka formën e një traktati autobiografik mbi artin dashuror dhe lexohet me kënaqësi falë ironisë dhe frymës groteske me të cilën rrëfehen bëmat e këtij donzhuani futurist.

Shkruar përpara se autori të nisej vullnetar në front dhe korrigjuar gjatë një periudhe konvaleshence në Spitalin ushtarak të Udines, Si t'i joshim gratë tallet me estetikën dannunziane të "vatrës familjare" e më në përgjithësi me sentimentalizmin mikroborgjez, pa e fshehur megjithatë atë soj përbuzjeje mizogjine që kish karakterizuar një tekst tjetër marinettian: "Contro l'amore e il parlamentarismo".

Më shumë se një objekti, gruaja sipas Marinetti-n i ngjan një makine të aftë të ndezë fantazinë erotike... atë futuriste merret vesh! Gratë intelektuale të kohës, disa prej të cilave mbështetëse të zjarrta të lëvizjes futuriste, nuk vonuan t'i përgjigjen nga faqet e shtyp "Është e çuditshme sesi mendjet e reja futuriste, kaq të apasionuara pas çdo progresi, të ndehura nga vullneti për të ardhmen që pritet të begatojë gjithçka mban në vete farë të re energjie rinovuese, mund të pohojnë se gruaja do të mbetet pas, i mohojnë asaj të drejtën për të qenë në lartësinë e kohës!

"Gruaja është dhe do të mbetet gjithnjë budallaqe!" Ky pohim i prerë (...) s'duket si i shqiptuar nga burra që mburren se janë në pararojë të reformave dhe idealeve për një të ardhme më të mirë njerëzore. Porse gratë buzëqeshin. Në heshtje të frytshme ato mprehin inteligjencën, përgatiten të maten me burrat miopë dhe ndoshta – kush e di – edhe t'ua heqin nga duart monopolin e inteligjencës!"

Detajet e librit
Ideart
SKU001139

Referencat specifike

isbn
9789995629342
ean13
9789995629342
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001554

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është dashuria Art? Nëse po, ajo kërkon njohuri dhe përpjekje. Ose a është vallë dashuria një ndjenjë e këndshme, e cila për përvojën është një çështje fati, si diçka në të cilën dikush "bie brenda" nëse është me fat? Ky libërth bazohet në hipotezën e parë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim në hipotezën e fundit.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Përtej parimit të kënaqësisë, Zigmund Frojd

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft më, Alberto Pellai

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Mos e lër mendjen të ikë, Mirela Sula

Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Pslkologji ne Universitetin Regents. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar "Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje" dhe ka drejtuar "Qëndrën Shqiptare të Psikoterapisë...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)