• Ka mbaruar
Bien gra në vend të borës, Nizar Kabani
  • Bien gra në vend të borës, Nizar Kabani

Bien gra në vend të borës, Nizar Kabani

Ajan

 I nxitur atë botë si përgjigje ndaj një vendi dhe kulture ku femra nënçmohej dhe shihej si mekanizëm seksual nga mendësia partiarkale arabe.

6,38 GBP
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Bien gra në vend të borës

Gjinia: Poezi

Autori: Nizar Kabani

Shqipëroi: Elmaz Fida

Shtëpia botuese: Ajan

Viti: 2021

Fq. 240

Pesha: 0.270 kg

ISBN: 978-608-66605-7-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Plot në 240 faqe të tij libri gëlon nga fjalë dashurie e romancash të shkruara nga një poet universal dhe ndërkombëtar, si Nizar Kabani. I nxitur atë botë si përgjigje ndaj një vendi dhe kulture ku femra nënçmohej dhe shihej si mekanizëm seksual nga mendësia partiarkale arabe.

Mbi autorin

Nizar Taufik Kabani është poet bashkëkohor sirian. Ai lindi më 21 mars 1923 në një familje të vjetër qytetare nga Damasku. Gjyshi i tij Abu Halil Kabani konsiderohet një nga pionierët e teatrit arab. Kabani ishte një diplomat, poet, shkrimtar dhe botues. Stili i tij poetik ndërthur thjeshtësinë dhe delikatesën në zbërthimin e temave të dashurisë, njeriut, romancës, lirisë, fesë dhe nacionalizmit. Ai është një nga poetët bashkëkohorë më të nderuar në botën arabe dhe më tej është cilësuar edhe si poeti kombëtar i Sirisë.

Nizari e filloi jetën duke iu përkushtuar gjërave të tjera artistike veç poezisë, si piktura dhe muzika. Prandaj, në moshën dymbëdhjetë vjeçare ai ndoqi prirjen e tij drejt pikturës, duke menduar se ajo ishte rruga e tij. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare ai iu kushtua pasionit për muzikën. Mirëpo, këto dëshira sikur iu venitën dhe kështu iu kthye poezisë në të cilën ai e gjeti veten, ku filloi të vizatojë poemat e tij me stilolaps siç vizatonte pikturat e tij me ngjyra. Ai e shkroi poemën e tij të parë në vitin 1939, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç gjatë një udhëtimi shkollor me anije drejt Italisë. Poema titullohej Fjalët e zeshkanes, që më vonë, në vitin 1944, u bë edhe titulli i vëllimit të tij të parë me poezi.

Kabani u nderua dhe u simpatizua gjerësisht për vargun e tij romantik dhe sensual. Vepra e tij u përhap jo vetëm në dhjetëra vëllimet e tij të poezisë, por edhe në tekste të paraqitura nga interpretues të shquar. Përmes të shkruarit gjatë gjithë jetës, Kabani e bëri gruan, lirinë dhe dashurinë temë kryesore dhe frymëzuese. Vetëvrasja e së motrës përpara syve, e cila nuk qe e gatshme atëbotë të lidhte kurorë me një burrë të cilin nuk e donte, e ndikoi thellësisht Kabanin. Pas kësaj, ai shprehu pakënaqësi ndaj dominancës mashkullore dhe shpesh shkroi nga këndvështrimi i një gruaje e në mbrojtje të lirive shoqërore të gruas.

Poezitë e tij të mëvonshme përfshinin një tendosje të fortë kundër autoritarizmit. Në veçanti – “O Sulltan, zotëria im!” - është cituar ndonjëherë nga arabët si një lloj stenografie e mprehtë për zhgënjimin e tyre me jetën nën diktatura. Gruaja e dytë e Kabanit, Belkis Ravi një mësuese irakene të cilën e kishte njohur në një recital poezish në Bagdad, u vra në një sulm me bomba nga guerilët proiranianë në Bejrut, ndërsa po punonte për seksionin kulturor të Ministrisë së Irakut.

Nizar Kabani i jetoi vitet e fundit të jetës së tij në Londër dhe i dha lamtumirën Damaskut në një vizitë të tij të fundit para se të jepte shpirt në Londër më 30 prillin e 1998. Ai la një amanet duke thënë: “Unë të prehem në Damask, në barkun që më mësoi poezinë dhe krijimtarinë dhe më dhuroi alfabetin e jaseminit.”

Sa i përket fesë të Nizar Kabanit, ai lindi në një familje myslimane sunite.

Mos u përpiq t’i ndryshosh njerëzit, thjesht, duaji ata! Dashuria është ajo që na ndryshon të gjithëve. Sikur të mos ekzistonte, do ta shpiknim.

Detajet e librit
Ajan

Referencat specifike

isbn
9786086660574
ean13
9786086660574
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
6,80 GBP
More

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.
5,10 GBP
More

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.
4,25 GBP
More

Botuesi: Pegi

Rastet, Eugenio Montale

"Rastet", përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje.
5,10 GBP
More

Referenca: 2844

Botuesi: Aleph

Lady Lazarus, Sylvia Plath

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
5,10 GBP
More