Përmasa e katërt, Janis Ricos
  • Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Dituria

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i shtyjnë drejt rrënimit shpirtëror.

10,41 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Përmasa e katërt

Gjinia: Poezi

Autori: Janis Ricos

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 215

Pesha: 0.521 kg 

ISBN: 978-9928-292-90-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Poemat e përmbledhjes Përmasa e katërt, Janis Ricos i shkroi nga viti 1956 deri në vitin 1975, një hark kohor ky që përmendet si periudha më e begatë e krijimtarisë së tij. Të gjitha poemat zhvillohen në trajtë monologu teatral, me karakter narrativ, në varg të lirë dhe me fjalor të thjeshtë e, ndonjëherë, antilirik. Atyre u paraprin një hyrje si udhëzim skenik dhe mbyllen me një epilog, gjithashtu në prozë. Nëpërmjet personazhesh legjendare, të nxjerra nga cikli i atridëve apo ai i Luftës së Trojës, Janis Ricos flet për vetminë, për dashurinë e humbur, për plakjen e trupit, për përplasjet që ndodhin brenda ndërgjegjes së individit si autor veprash sociale, për kujtesën vetjake dhe për atë historike.

 Rrëfyesi i secilës poemë i drejtohet një personazhi tjetër, memec, i cili është vazhdimisht i pranishëm në skenë, dëgjon, por nuk përgjigjet. Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i shtyjnë drejt rrënimit shpirtëror.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292902
ean13
9789928292902
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.
7,29 
More

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.
5,21 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
10,41 
More

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...
8,33 
More

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
6,25 
More

Botuesi: Albas

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.
13,01 
More

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.
10,41 
More

Referenca: 2844

Botuesi: Aleph

Lady Lazarus, Sylvia Plath

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
6,25 
More

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
7,29 
More

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është
5,21 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
8,33 
More