• Banner

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Masivi i gjumit

Origjinali: Zundkerzen. Gedichte. Suhrkamp Verlag.

Gjinia: Poezi

Autori: Durs Grunbein 

Shqipëroi: Gerda Dalipaj- Pistrick 

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2020

Fq. 124

Pesha: 0.203 kg

ISBN: 978-9928-323-07-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Një prej poetëve dhe eseistëve më të mëdhenj sot në botë, Durs Grünbein është fitues i shumë çmimeve dhe meritave letrare në botë, ku përmendim ndër kryesorët Berlin Literature Prize, Georg Büchner Prize, Premio Internazionale di Poesia Pier Paolo Pasolini, US Independent Publisher Book Award dhe Tomas Tranströmer Prize. Prej vitit 1988 kur botoi librin e parë me poezi ‘Zonë gri në mëngjes’ – një poetikë e mprehtë, kritike ndaj jetës nën Gjermaninë Lindore – atëherë njëzetë e pesë vjeçar – Durs Grünbein tanimë ka botuar mbi njëzet libra me poezi dhe eseistikë të cilët janë përkthyer në gjuhët më të mëdha. 

Lindur në Dresden më 1962, Durs Grünbein është poeti më i rëndësishëm dhe i suksesshëm i brezit të vet. Një poeta doctus modern, me stilin ironik, ngulitur në të përditshmen, ai fsheh në bërthamën e vet, një projekt thellësisht serioz dhe me rezonancë të gjerë emocionale. Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Për shumë kritikë dhe lexues ai vlerësohet si poeti i unifikimit të dy Gjermanive; por marrja e çmimit kaq të rëndësishëm në Gjermani Georg Büchner Preis më 1994, shënoi një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e poetit. Nga libri në libër, toni poetik është përherë në ndryshim, në kërkim. Ai e ka shpënë larg estetikën e vet të sarkazmës: poezitë ‘pa gjymtyrë,’ i zhveshin të gjitha shtresimet deri aty ku mbërrin cinizmi i tij anatomikisht i ndryshueshëm, i përpiktë. 

Duke u zhvendosur nga Berlini në Romë, ai pa ndryshimet e mëdha të sfondeve klasike, konstrukte të reja formale dhe një zë të sertë arkitekturor, që do të reflektoheshin në librat e tij të njëpasnjëshëm. E megjithatë krijimtaria e vonë dallohet për një zë më vetjak, më lojacak. Durs Grünbein numëron edhe një sërë përkthimesh dhe përshtatjesh brilante të autorëve të mëdhenj klasikë si Eskili, Seneka, Sarah Kane dhe ka shkruar me poetin e mirënjohur japonez Yûji Nawata një libër të botuar më 2009. Përkthimet e tij të fuqishme të autorëve klasikë dhe atyre bashkëkohorë (përmendim këtu edhe përkthimin e poetit të mirënjohur lituanez Tomas Venclova – botuar nga Aleph 2007) dhe esetë e jashtëzakonshme si dhe bashkëpunimet e frytshme me artistë bashkëkohorë vizualë, kompozitorë, dramaturgë, regjizorë, e bëjnë Durs Grünbein shembullin më të fuqishëm të poetit europian që zhbiron dhe heton kufijtë e letërsisë dhe historisë matanë përcaktimeve të njohura. Kjo është edhe arsyeja përse Durs Grünbein është një prej poetëve më të vlerësuar sot në botë me çmime kaq prestigjoze.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928323071
ean13
9789928323071
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tristia, Osip Mandelshtam

Bashkëkohës i Ana Ahmetovës e Boris Pasternakut, pikë referimi për mjeshtra të mëvonshëm si Paul Celan apo Robert Lowell, Mandelshami ishte ndër nxitësit kryesorë të “revolucionit të fjalës” në fillimet e shekullit XX, në Shën Petërburg. Politikisht jokonformist, Mandelshtami fitoi shpejt armiqësinë e regjimit stalinist, duke i kaluar vitet e fundit të...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)