• Banner

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve. 

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndjenja e kohës

Origjinali: Sentimento del tempo

Gjinia: Poezi

Autori: Giuseppe Ungaretti

Shqipëroi: Aida Baro

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 198

Pesha: 0.260 kg

ISBN: 978-9928-310-33-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

‘‘Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara, por edhe në metrikën e përdorur. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t dhe Francesco Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdhjetërrokësh, nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë çast esencialitetin, valencën, domethënien dhe përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete. Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe  barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes veprës së mahnitshme të Michelangelo-s.

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310330
ean13
9789928310330
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 25,50 GBP
More
Ka mbaruar

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dashuria, hyjnorja, krijimi

Në këtë libër poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)