• Banner

  • Vetëm online
  • Ka mbaruar
Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha
  • Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

6,94 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Të gjithë do të dinë dhe do të heshtin

Origjinali: Të gjithë do të dinë dhe do të heshtin

Gjinia: Poezi

Autori: Meti Disha

Shtëpia botuese: Autori

Viti: 2020

Shënim: për pagesat me kartë, lutem ndryshoni monedhën nga Lekë në USD, Euro ose Paund.

Poetët e shiut

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Ne mendojmë (dhe për këtë jemi të bindur!) që arsyeja përse në ditët e sotme nuk lexohet poezi, nuk është mosinteresimi i përgjithshëm i njeriut rreth librave, por mendojmë se shkaku kryesor është papërputhshmëria e librave me mendimet dhe ndjesitë e lexuesit të sotshëm.

Shumë shkruajnë, por pak kuptohen, e megjithatë çdo shkrues ka mendimet e veta rreth kësaj çështjeje. Ne themi se sot, çdo shkrues, prozator a poet qoftë, apo çdo artist, duhet të përshtatet me realitetin e kohës, duke zhbiruar të gjitha brengat e njerëzve; duhet të bëhet njësh me botën, për ta ndrequr atë, jo të shkëputet e të largohet prej saj.

Kështu ne menduam që nëpërmjet këtij libri, t'ju paraqesim disa poezi në të cilat mendjet dhe ndjenjat tuaja do të përkiten, ngase do të gjeni vetveten në rreshtat e shkruara me brumin e realitetit të vendit tonë në të cilin jetojmë: në Shqipëri.

C o p ë z a t  k r y e s o r e

  • libri ndahet në dy cikle poetike:
  1. "të gjithë do ta dijnë dhe do të heshtin."
  2. "për gurët dhe myshqet".
  • pjesa e tretë, është për copëzat e shkrimeve që na i keni sjellë ju!
  • ne shkruajmë me të vogla, nuk na pëlqen të dukemi me të mëdha.
  • brengat janë udhë, poezitë e këtij libri ecin nëpër to.
  • në instagram, jemi te poetët e shiut!
  • qendra jonë: tirana...
  • te ne nuk qeshet me të madhe, por thjesht buzëqeshet pakëz...
Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...

Çmimi 3,96 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2466

Botuesi: Aleph

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2332

Botuesi: Botimet Dudaj

Zera nga larg, antologji e poezise boterore

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve: Robert Bërns, Alfred Tenison, Redjard Kipling, Henrik Wergeland, Uollt Uitmen, Ivan Vazov, Rabindranat Tagora, Gotfrid Keler, Hajnrih Lojtholt, Adrien Turel, Albert Ehrisman, Silja Walter, Kurt Marti, Walter Gross, Jörge Steiner, Pejder Lansel, Aleksandër Loxa, Xhian

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (2)
Grade