Poezi, Jorgos Seferis
  • Poezi, Jorgos Seferis

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Jorgos Seferis
Shqipëroi: Romeo Çollaku, Alket Çani
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2019
Fq. 298
Pesha: 0.321 kg.

Mbi librin

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim, si dhe të disa vargëzimeve që vetë autori, duke i shkruar për të eksperimentuar a për t’u argëtuar, i vlerësonte si të dorës së dytë dhe që nuk u përfshinë tek asnjë nga përmbledhjet e botuara në gjallje të tij, por vetëm – si shtojcë – në botimin e veprës së plotë poetike.

Mbi autorin

Jorgos Seferis u lind më 13 mars 1900, në Smirnë (Izmiri i sotëm). Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, familja e tij u vendos fillimisht në Athinë, ku J.S. kreu gjimnazin, dhe pastaj në Paris.

Më 1924, u diplomua për drejtësi. Punoi si diplomat për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shërbeu si konsull, këshilltar ambasade e ambasador në Londër, Korçë, Kajro, Pretoria, Ankara e Bejrut. Botoi dhjetë përmbledhje poetike, si dhe një numër të madh esesh, të cilat janë grumbulluar në tre vëllime.

U nderua me çmimin "Nobel" për letërsi më 1963 dhe me një sërë çmimesh të tjerë ndërkombëtarë. Përktheu në greqisht disa prej zërave më të rëndësishëm të poezisë franceze dhe asaj anglo-amerikane të kohës së tij, si Valéry, Eliot, Pound, Yeats, Claudel, Gide, Jouve, Auden etj. Vdiq më 20 shtator 1971, në Athinë.

Fragmente nga libri

Letër Maria Paskalit

Rrokaqiejt e Nju Jorkut nuk do ta njohin kurrë vesën që zbret mbi Kifisjà,
por dy tymtarët tej pyjeve me bredha që aq shumë më pëlqenin në mërgim
kthehen rishtas sa herë shoh dy qiparisët mbi kishën tënde të njohur që ka
mëkatarë të pikturuar tek torturohen nëpër flakë dhe tym.

Gjithë marsin ijet e hijshme t’i breu reumatizma dhe në verë shkove në Eubé.
O hyjni! Si lufton jeta që të kapë mbarimin, si lumë i fryrë nga një vrimë gjilpëre ngjan.
Bën zheg gjer natën vonë, yjet flakin mushica, unë pi gazozë të pabërë dhe etje kam endé;
hënë dhe kinema, fantazma dhe mol i plogësht e mjeran.

Verinë, na shkretoi jeta dhe qiejt atikas dhe intelektualët që krenave të veta kacavirren
dhe visoret që u zvetënuan në poza të uritura e thatake
si të rinjtë që për të mbajtur monokël dhanë krejt shpirtin e tyre,
si vajzat lulediej që biskun e surbën për t’u kthyer në zambakë.

Mënojnë ditët; ditët e mia enden nëpër sahatë dhe akrepin tërheqin me vete.
Kujtohu kur ktheheshim rrugicave që dritat e automobilave të mos na masakronin.
Mendimi i botës së huaj na mbështillte dhe na shtrëngonte si një rrjetë
dhe iknim me një kamë të mprehtë fshehur në trup, ndërsa thoshe «Armodi dhe Aristogitoni».

Ule kokën të të shoh, por nëse të shoh ty do doja më tej të shihja atëherë.
Ç’vlen një njeri, ç’kërkon dhe si do ta përligjë gjallimin në praninë e dytë?
Ah! të isha lundër e humbur në Oqeanin Paqësor veç me detin dhe erën
i vetëm për të luftuar forcat e natyrës dhe pa ndërlidhjen as fuqitë.

Koqinaras, 5 gusht 1928

Shtëpia buzë detit

Shtëpitë që kisha m’i morën. Ndodhi
që vitet qenë të kobshëm: luftra, gërmadha, mërgim.
Ndonjëherë gjahtari gjen zogj kalimtarë
ndonjëherë nuk i gjen. Gjahu
qe i mirë në kohën time, shumë i zunë plumbat.
Të tjerët enden a çmenden nëpër strehime.

Mos më fol për bilbilin, as për pulëbardhën
dhe as për bishtatundësin e vogël
që shkruan në dritë shifra me bisht.
Unë nuk di ndonjë gjë të madhe për shtëpitë:
di që kanë miqësinë e tyre, asgjë tjetër
të reja në fillim, si foshnjat
që luajnë nëpër kopshte me thekët e diellit,
qëndisin grilat e ngjyrosura dhe portat
e shndritshme ditën.
Kur mbaron arkitekti ato ndryshojnë,
rrudhen buzëqeshin a pezmatohen
me ata që mbetën, me ata që ikën
dhe me të tjerë që do qenë kthyer po të mundnin,
a që u zhdukën, tani që bota
u bë han pa dyer.

Nuk di ndonjë gjë të madhe për shtëpitë;
më kujtohet gëzimi dhe trishtimi i tyre
kur qëllon që ndalem;
po edhe
nganjëherë pranë detit në dhoma të zhveshura
mbi ndonjë shtrat hekuri pa asgjë timen
duke vështruar merimangën e mbrëmjes them me vete
se dikush po bëhet gati të vijë se e veshin
me petka të bardha e të zeza, me stoli shumëngjyrëshe,
dhe rreth tij pëshpëritin zonjusha të denja
me flokë gri dhe me dantella të errëta –
se po gatitet të vijë e të më përshëndesë,
a se një grua me bebëzën e shkathët, me belin e hollë,
që po kthehet nga limanet e Jugut,
nga Smirna, Rodosi, Sirakuza, Aleksandria,
nga qytete të mbyllur si grilat e nxehta
me aroma frutash të arta dhe erëzash,
ngjit shkallët pa i kapur syri
ata që gjumi i kish zënë nën shkallare.

Ti e di, shtëpitë pezmatohen lehtë kur i zhvesh.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2166

Botuesi: Argeta LMG

Lirika, vol. 1, Henrik Hajne

Titulli: Lirika, vëllimi lOrigjinali: Lirika, vëllimi lGjinia: PoeziAutori: Henrik HajneShqipëroi: Lasgush PoradeciShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 272Pesha: 0.28 kgISBN: 978-99956-17-20-X
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.
4,95 CHF
More

Referenca: 2843

Botuesi: Te tjere

Delfin, Robert Lowell

Lowell – i, në jetën e tij poetike, e kreu dy herë detyrën e dytë dhe ishte i vetëdijshëm se ç'bënte në të dyja herët, pas shumë përsiatjesh e me shumë ndjeshmëri. Kur them se dinte çfarë bënte, nuk kam parasysh një program të parapërgatitur se ç'duhej bërë e arritur.
5,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...
6,94 CHF
More

Botuesi: Pegi

Mish dhe qiell, Pier Paolo Pasolini

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini.
5,95 CHF
More

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
9,91 CHF
More

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.
5,95 CHF
More

Referenca: 2165

Botuesi: Argeta LMG

Poema, vol. 2, Mihail Lermontov

Titulli: Poema, vëllimi llOrigjinali: Poema, vëllimi llGjinia: PoemaAutori: Mihail LermontovShqipëroi: Lasgush Poradeci, Drago Siliqi, Petraq Kolevica, Dalan ShaplloShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 184Pesha: 0.19 kgISBN: 978-99956-17-20-X
5,95 CHF
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...
3,96 CHF
More

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.
6,94 CHF
More

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.
9,91 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe