• Banner

Ky eshte fundi, Xhim Morrison
  • Ky eshte fundi, Xhim Morrison

Ky është fundi, Xhim Morrison

Në vezullimin e parë të Edenit
U derdhëm poshtë në det,
U prehëm atje në bregun e lirisë,
Duke pritur diellin të ndrisë.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ky është fundi
Origjinali: This is the end
Gjinia: Poezi
Autori: Xhim Morrison
Shqipëroi: Genci Muçollari
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2018
Fq. 156
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-282-04-0

Fragmente nga libri

Duke pritur diellin

Në vezullimin e parë të Edenit
U derdhëm poshtë në det,
U prehëm atje në bregun e lirisë,
Duke pritur diellin të ndrisë.

A e ndien që pranvera po vjen te ne,
Erdhi koha të rrojmë
Nën këtë diell mbi re.
Ende, duke pritur diellin.
Po pres të vish me mua.
Po pres këngën time të dëgjosh.
Po pres të më thuash çfarë shkoi dreq.

Kjo është jeta më e çuditshme që kam njohur!

A nuk e ndien?

Zgjimi i të porsalindurit

Ëmbël ata lëvizin,
Ëmbël ata ngrihen.
Të vdekurit janë si zgjimi
I të porsalindurit.
Me gjymtyrë të paralizuara,
Dhe shpirt të lagur,
Butë ata psherëtijnë
Kredhur në habi funeral.
Kush i thirri këta të vdekur
Në vallëzim?
Ishte ajo vajza që po mësonte
Të bënte si fantazmë,
Apo ishte Zoti vetë?
Ju kam thirrur
Të shenjtëroni tokën.
Ju thirra që të shpallni
Se pikëllimi
Po bie si lëkurë e përcëlluar,
Si një përbindësh
Për t'u madhëruar.
Dhe tani po ju thërres
Që të luteni.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928282040
ean13
9789928282040
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2844

Botuesi: Aleph

Lady Lazarus, Sylvia Plath

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2672

Botuesi: Plejad

Lulet e se keqes, Sharl Bodler

I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.

Çmimi 51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër kuartete, T. S. Eliot

Eliot – i arrin t'i dëgjojë Muzat – sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda Çmendurisë së vetes prej anës së jashtë të kësaj Çmendurie së vetes prej anës së jashtme të kësaj Çmendurie.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)