• Banner

Lulekuqja dhe kujtimi, Paul Celan
  • Lulekuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse e më pas kudo në botë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lulëkuqja dhe kujtimi
Origjinali: Mohn und Gedächtnis
Gjinia: Poezi
Autori: Paul Celan
Shqipëroi: Anrila Spahija (Ana Kove)
Shtëpia botuese: Botimet Toena
Viti: 2018
Fq. 108
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-235-93-0

Mbi librin

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse e më pas kudo në botë.

Autori më domethënës i lirikës simboliste dhe surrealiste gjermane na shpërfaq, që në poezitë e tij të para, të të parit vëllim poetik, "Lulëkuqja dhe kujtimi", kualitetin e lartë të vargjeve; këtu çdo poezi është një vepër arti më vete, dhe jo aq e thjeshtë për t'u kuptuar nga çdokush.

Versi poetik endet midis jetës dhe vdekjes, midis kujtimit dhe harresës,midis luleve që çelin dhe zjarrit zhuritës, polaritet ky që kuptohet qysh në titullin e vëllimit. Paul Celan-i ishte i pari poet i gjuhës gjermane, që faktet e tmerrshme dhe përvojat e Holokaustit i përktheu në lirika.

Vëllimi poetik "Lulëkuqja dhe kujtimi" theu heshtjen shtypëse të fajit dhe njëkohësisht pohoi traditën dhe aftësinë ripërtëritëse të poezisë gjermane. Këtij vëllimi poetik i takon edhe "Fuga e vdekjes", poema më e famshme e periudhës së pasluftës dhe më identifikuesja e Paul Celan-it, që shpreh, përmes një perceptimi krejt origjinal, trishtimin e madh njerëzor mbi shfarosjen e hebrenjve nga nacionalsocializmi, ky "Mjeshtër nga Gjermania".

Për vetë mënyrën e shprehjes së ndjesive, ripërcaktimin e koncepteve klasike të poezisë gjermane, shkallën e lartë të ngjeshjes së figurave, formën krejtësisht në përputhje me emocionalitetin, por sidomos për muzikalitetin, poezitë e vëllimit "Lulëkuqja dhe kujtimi" janë krejt të freskëta dhe bashkëkohore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928235930
ean13
9789928235930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)