• Banner

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski
  • Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi futuriste
Gjinia: Poezi
Autori: Vladimir Majakovski
Shqipëroi: Moikom Zeqo
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 168
Pesha: 0.234 kg.
ISBN: 978-9928-113-90-0

Mbi autorin

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Lexon shumë dhe shkruan poezitë e para. Më 1911 pranohet në Akademinë e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Moskë. Njihet me poetët Viktor Hljebnikov dhe Aleksej Krucieviç, e me piktorin David Burluk. Me ta më 1917 firmos Manifestin e Futurizmit Rus "Një shuplakë shijes së publikut".

Majakovski spikat si një talent gjenial i poezisë futuriste. Libri i tij i parë poetik botohet në maj 1913. Po këtë vit vë në skenë, në një teatër të vogël në Shën Pjetërburg, tragjedinë "Vladimir Majakovski", me rol kryesor të luajtur prej tij. Më 1915 njihet njihet me Osip dhe Lili Brikun. Dashurohet marrëzisht me Lilin.

Më 1915 boton poemën e tij më të famshme "Re në pantallona". Po në atë vit edhe poemën "Flaut vertebrash". Më 1916 boton poemat "Lufta dhe Universi", si dhe "Njeriu". Revolucionin e Tetorit të 1917-s e quan "Revolucioni im". Më 1918 vë në skenë komedinë e tij "Misteri buf", me skenografi të Maleviçit dhe me regji të Mejerholdit.

Në vitet 1919-1922 punon në ROSTA (Agjensia Telegrafike Ruse). Më 1923 Majakovski organizon lëvizjen artistike të LEFT- it (Fronti i Artë i Artit). Revista "LEFT" u drejtua prej Majakovskit dhe pati bashkëpunëtorë Ezenjshtenjin, Pasternakun, Babelin, Asajevin etj.

Ndërkohë udhëton në Berlin, në Paris, në Pragë, në Varshavë dhe më 1925 në Amerikë dhe Meksikë. Më 1930 shfaqet komedia e tij "Banja", me muzikën e Shostakoviçit. Më 14 prill 1930 vret veten. Në funeralin e tij morën pjesë mbi 150.000 njerëz. Majakovski është dhe mbetet, pa dyshim, poeti prijetar dhe më i madh i Futurizmit.

Detajet e librit
Zenit Editions
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mish dhe qiell, Pier Paolo Pasolini

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2845

Botuesi: Aleph

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve.

Çmimi 6,25 
More
In Stock

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)