• Banner

Poezi te zgjedhura, Paul Celan
  • Poezi te zgjedhura, Paul Celan

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Paul Celan
Shqipëroi: Denata Qazimi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2018
Fq. 128
Pesha: 0.174 kg.
ISBN: 978-9928-113-88-7

Mbi librin

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).

Më 1940 pjesa veriore e Bukovinës dhe, së bashku me të, edhe qyteti i lindjes së tij, Czernowitzi, u pushtua nga trupat sovjetike. Celani mundi t'i vazhdonte studimet, por kur më 1941, trupat rumune dhe gjermane pushtuan Czernowitzin, hebrenjtë u shtrënguan të rronin në geto; prej këtu, më 1942, prindërit e tij u deportuan, fillimisht në guroren e Cariera de Piatrăs dhe, më vonë, në kampin e punës së detyruar në Michailowka, jo larg Hajssynit.

Atje, disa muaj më vonë, vdiq i ati nga tifoja, ndërsa e ëma u qëllua nga një ushtar nazist. Deportimi dhe vdekja e prindërve lanë gjurmë të thella te Celani. Ai vuajti gjithë jetën nga mendimi që i kish lënë në baltë. Faji i të mbijetuarit është trauma që përshkon pjesën më të madhe të poezive të tij.

Më 1945 u vendos në Bukuresht, ku punoi si përkthyes dhe lektor. Në vitin 1947 u largua për në Vjenë dhe më 1948 u vendos në Paris. Po këtë vit doli në Vjenë libri i tij i parë me poezi Rërë prej urnave (Der Sand aus den Urnen), të cilin e tërhoqi për shkak të gabimeve të shumta të shtypit.

Në maj 1948, u takua me poeten Ingeborg Bachman, me të cilën pati dhe një lidhje dashurie që zgjati nga tetori 1957 e gjer në maj 1958. Poezia Brerore (Corona) dhe shumë poezi të tjera të librit Lulëkuqe dhe kujtesë (Mohn und Gedächtnis), i janë kushtuar Bachmanit.

Në Paris, në nëntor 1951, Celani u njoh me artisten Gisèle Lest- range, me të cilën u martua një vit më vonë. Libri Lulëkuqe dhe kujtesë, ku është përfshirë edhe poezia e famshme Fuga e vdekjes, u botua në Shtutgart më 1952.

Më 1955 iu dha nënshtetësia franceze dhe i lindi i biri, Eriku (anagramë për "écris!" fr. për "shkruaj!"). Në vitin 1960 u akuzua me pa të drejtë për plagjaturë nga Claire Golli, e veja e mikut të tij, poetit hebre Yvan Goll, të cilin e kish përkthyer. Këto akuza, të njohura edhe si "Aferet Goll", e ndoqën deri në fund të jetës.

U shtrua disa herë në psikiatri, një herë nga 28 nëntori 1965 deri më 11 qershor 1966, sepse, në gjendje depresioni kish kërcënuar të shoqen, Gisellen, me thikë. Nga nëntori i 1967-s, ata nuk jetuan më bashkë, ndonëse i ruajtën lidhjet.

Ca muaj më parë, më 24 korrik të po atij viti, Celani u takua me Martin Heideggerin në Todtnauberg, pas një ligjërate që mbajti në universitetin e Freiburgut. Të nesërmen, ai e vizitoi Heideggerin në "kasollen" e tij. Se ç'u tha gjatë takimit nuk dihet, por ai vijon të jetë subjekt i shumë hamendjeve.

Këtë takim Celani e pasqyroi në poezinë Todtnauberg. Disa muaj para vdekjes, në tetor 1969, bëri udhëtimin e tij të parë dhe të vetëm në Jeruzalem. Ndër të tjerë, atje takoi kabalistin Gershom Scholem, shumë miq të rinisë nga Bukovina, si dhe poetët Jehuda Amichai e David Rokeah.

Rrethanat dhe data e vdekjes së Celanit nuk janë sqaruar ende sa duhet. Me sa duket, ai u vetëvra më 20 prill 1970, duke u hedhur në Senë nga Ura Mirabo. Kufoma e tij u gjet më 1 maj 1970. U varros më 12 maj 1970 në Cimetière parisien de Thiais.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113887
ean13
9789928113887
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, T. S. Eliot

70 vite nga Çmimi Nobel, 1948, "për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme". Kur vdiq më 4 janar 1965, Robert Girouxi shkroi se "bota u bë një vend më i vogël". Si një nga poetët më me ndikim të kohës së tij, Igor Stravinski e nderonte "jo vetëm si një magjistar të madh të fjalëve, por dhe si ruajtësin më të rëndësishëm të gjuhës."

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2466

Botuesi: Aleph

Elegji Duine, Rainer Maria Rilke

E botuar më 1922 përkrah "Uliksit" të Xhojsit dhe "Tokës së shkretë" të Eliotit, udha e Elegjive Duine ka qenë e gjatë. Rilke e nisi punën me to në kështjellën Duino më 1912, ku shkroi dy elegjitë e para për t'i përfunduar të tjerat vetëm dhjetë vjet më vonë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000481

Botuesi: OMSCA-1

12 poete rumune, Antologji

Titulli12 poetë rumunëAntologjiPërzgjodhi dhe shqipëroi nga origjinaliDionis BubaniPërmbanMihai EmineskuViktor EftimiuLuçian BlagaHoria VintilëEmil ManuNikita StëneskuNikolae LabishMarin SoreskuGjeorgje TomozeiNe

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)