• Banner

Vepra e plote poetike, Ben Andoni
  • Vepra e plote poetike, Ben Andoni

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.

143,75 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra e plotë poetike (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi, vepra e plotë
Autori: Vasko Popa
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 370
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-20-801-3

Mbi librin

ALBAS sjell në shqip të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disa vjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë.

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.

Të paktën, Vasko Popa, vetë, nuk na e jep kurrë këtë mundësi. Dimë, ama mirë, se poezia e tij të jep një dridhmë, që pak kush nga kolegët e tij ballkanas mund ta transmetojë. Këtë, e dimë mirë. Ne, njerëzit.

Vasko Popa duhet të ketë qenë i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Edhe për veten e tij. Ndaj, nuk rendte që të ishte personazh. Personazhet ishin te poezia e tij. Me shqetësimet. Dyshimet dhe ankthet. Poezia duket se ka qenë vendi ku ai derdh helmin e frikshëm të ankthit të tij.

Një ankth ekzistencial mbuluar nga një poezi moderne, të hapur ndërkohë për kritikët e ndryshëm që vështrojnë me optimizëm një brez të ri shkrimtarësh në vitet e pasluftës në ish-Jugosllavi. Por, ky provincial ende s'ka ardhur kohë të shprehet.

Një cikël i tërë poezish, ku në thelb janë lojëra popullore, mbulojnë një art jo të zakonshëm. Ankthi i lojës, i njeriut që do të futet tinëz për "të vjedhë" diçka nuk shkon dot, nëse ti rri zgjuar. Ti godet dhe pret, por kujdes tabanin vendose thellë, thotë me 'gojën' e një vargu t'vet Popa.

Poeti largohet dhe shkon të shkojë në vrimëzat e tjera "të lojës", ku pret dikush tjetër t'i rrëmbejë ankthin e tij dhe ku me sy kureshtarë e ndjekim dhe ne. E ndjekin. E ndjekim. Ai largohet. Qetazi.

Por, na kujton shpesh se jeta është një lojë e madhe, që duhet luajtur me kujdes. Vasko Popa është një nga themeluesit e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Vojvodinës, themeluar më 14 dhjetor 1979 në Novi Sad.

Ai është fituesi i parë i Çmimit "Branko" për poezinë, themeluar në nder të poetit vendas Branko Radičević. Në vitin 1957 meritoi një çmim tjetër për poezinë, çmimin e ashtuquajtur "Zmaj" në nder të poetit Jovan Jovanović Zmaj.

Më 1965 mori dhe një çmim shtetëror austriak për letërsinë evropiane. Kurse më 1976 iu akordua dhe çmimi "Branko Miljković", të cilit më 1978 iu shtua edhe urdhri i shtetit jugosllav AVNOJ. I fundit vlerësim ishte ai i vitit 1983, kur do i jepej çmimi letrar "Skender Kulenović".

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër kuartete, T. S. Eliot

Eliot – i arrin t'i dëgjojë Muzat – sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda Çmendurisë së vetes prej anës së jashtë të kësaj Çmendurie së vetes prej anës së jashtme të kësaj Çmendurie.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)