• Ka mbaruar
Poezi, Fernando Pessoa
  • Poezi, Fernando Pessoa

Poezi, Fernando Pessoa

Te tjere

Zemra ime asht nji admiral çmendurak
që braktisi profesjonin detar
e që rrin tue e kujtue pak nga pak
në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Fernando Pessoa
Shqipëroi: Lisandri Kola
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 194
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9928-185-33-4

Fragmente nga libri

Ah, nji sot

Zemra ime asht nji admiral çmendurak
që braktisi profesjonin detar
e që rrin tue e kujtue pak nga pak
në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...

N'vajtje-ardhje (vetë unë jam ecejak
mbi kët' karrige; veç shêj imagjinar)
deti i braktisun qëndron në flakë
në muskujt e lodhun e pushimtarë.

Asht nostalgjia ndër kambë e ndër kra'
asht nostalgjia n'trunin e shpërndamë
asht zemrimi i madh ardhë lodhjet sa s'ka.

Por – kjo asht e bukur – buronte thellë zemrës
kur flisja... e ku dreqin tashti jam
me admiralin në vend të ndjenjës?...

***

Jo, nuk asht lodhje...
Asht nji masë përhitjet
që më futet në këtë soj mendimi,
asht nji e diel e rrokullisun
nga ndjenja,
nji ditë festive kalue në humnerë...

Jo, lodhje nuk asht...
Asht fakti që unë ekzistoj
e po ashtu dhe bota,
me krejt çka përmban,
me krejt çka në të shpjegohet
dhe në fund asht e njejta gja, variant në nji kopje.

Jo. Lodhje pse?
Asht nji ndijim abstrakt
i jetës konkrete –
diçka si nji britmë
për me u lëshue,
diçka si nji angështí
për me e vuejtë,
ose me e vuejtë krejtsisht,
ose me e vuejtë si...
Po, ose me e vuejtë si...
Pikërisht kjo, si...

Si çka?...
Po ta dija, nuk do të ishte tek unë kjo lodhje e rreme.

(Ah, të verbët që këndojnë në rrugë,
ajo organo ambulante e jashtëzakonshme
asht kitara e njenit, dhe viola e tjetrit dhe zani i asaj!)

Sepse ndigjoj, shoh.
Rrëfej: asht lodhje!...

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928185334
ean13
9789928185334
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.
900 Lekë
More

Botuesi: Pema

Home body, Rupi Kaur

Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e "home body", me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.
900 Lekë
More

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
700 Lekë
More

Referenca: 2571

Botuesi: Te tjere

Poezi, Federico Garcia Lorca

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.
250 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe