Ftese per flirt, Flutura Acka
  • Ftese per flirt, Flutura Acka

Ftesë për flirt, Flutura Açka

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ftesë për flirt
Origjinali: Ftesë për flirt
Gjinia: Poezi
Autori:  Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2015
Fq. 128
Pesha: 0.158 kg.
ISBN: 978-9928-4279-4-6

Fragment nga libri

Ne

Ne,
Të lodhur nga etiketa
Nga ngjyrat
Nga terrori i dritave
Nga diktatura e lirisë,
Bjerrë nga dëshira për ndryshim,
Sfilitur nga vrapi drejt mirazhit Perëndim,
Përndjekur nga i yni padurim,
Prehemi tani në një cep bote
Nën të njëjtin diell
Sekush hënës së tij.

Ne, visengrënët
Rrëqethur nga koha,
Kujtesës i klithim,
I mbajmë zemërim.

Me pass i kalojmë tani kufijtë,
Me martesa të huaja "helmojmë" genet
E ndreqim fëmijtë.
Me viadukte ajrorë
E lejeqëndrim fuqiplotë,
E mundëm botën: botën kokëfortë,
E mundëm veten: veten kokëshkretë.
Fituam betejën me llojin tonë.

Ne tani,
Jemi – s'jemi shqiptarë
Jemi – s'jemi mërgimtarë
Jemi – s'jemi ata që jemi.

Ne jemi Ne,
Edhe pse para një kupe kafeje
Në dhe të huaj
Të huaj jemi ende...

Ne qytetarë të durimit,
Hamej nostalgjish,
Nga zori për shqipen e çalë
Që rrugëve ronitëm,
Kthehemi t'i lypim falje
Gjakut të Atdheut
Me përulje perëndish.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928427946
ean13
9789928427946
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2330

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bullgare

Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Astar mëndafshi, Balil Gjini

Në tempullin e gënjeshtrës (vështruar nga brenda)Në flluska sapuni pllaquritesh, o bukuria e rreme.Ah, kjo botë reale le të takset kurbanMe ato karfica ylberi në flokët e reve.
600 Lekë
More

Gjylistani dhe Bostani, Saadiu

Letrarët dhe studiuesit e letërsisë botërore e vërtetojnë këtë thënie dhe për më tepër kjo shprehet qartë te “Gjylistani dhe Bostani”. Vetëm nëpërmjet saj mund të krijosh një përfytyrim të drejtë për personalitetin e Saadiut.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.
700 Lekë
More

Dielli i dashurisë, Xhelal ed-Din Rumi

Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta  në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
600 Lekë
More

Referenca: 2185

Botuesi: Te tjere

Duke farketuar thika, Niko Stylos

Me "zemrat e zjarrta"Që farkëton,Rrëmih në akujt e pafundDuke kërkuar dhè të njomëTë mbushësh me pemë lloj – llojTokën e pambjellë.
600 Lekë
More

Dëgjo sa fort më rreh zemra, Wislawa Szymborska

Pushimin e amshuar toka ia fali, sado që e ndjera s'iu qas dot në gjallje pararojës me vlera. Varr i thjeshtë? Ka drejtësi poetike, ama, thjesht një vajtojcë, qyqe, një gjembac. Kalimtar nxirr lap-topin dhe merru me fatin e Szymborskas një hop.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.
500 Lekë
More

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.
1 300 Lekë
More

Referenca: 2929

Botuesi: Skanderbeg Books

Kukullat nuk kane atdhe, Flutura Acka

A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
1 350 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Hiri, Vetmi gruaje, Flutura Açka

Ne jemi kalimtarë të rastit në magjistralen e madhe e të pafund të kohës dhe përpjekja t'i shmangemi shpesh monotonisë sonë është pandehma e radhës që merr shenjat e ngjarjes kur në të vërtetë në indiferencën e shtrirjes së kohës s'ka qenë veçse një nuancë ndryshe e shpërfilljes që na bën të besojmë se jetojmë kur s'bëjmë gjë tjetër veçse mbledhim.
1 000 Lekë
More