• Banner

Kenget e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont
  • Kenget e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Këngët e Maldororit
Origjinali: Les Chants de Maldoror
Gjinia: Poezi
Autori: Isidore – Lucien Ducasse Lautréamont
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 160
Pesha: 0.183 kg.
ISBN: 978-9928-113-41-2

Mbi autorin

Isidore – Lucien Ducasse – i njohur me pseudonimin Comte de Lautréamont – u lind më 4 prill 1846 në Montevideo të Uruguajit dhe vdiq, në rrethana misterioze, më 24 nëntor 1870 në Paris. Shumë pak gjëra dihen mbi jetën e tij, edhe këto të pasigurta.

Studioi në liceun e Tarbës (Pireneje) deri në vitin 1862, kurse më 1867 shkoi në Paris, ku mendohet se mori një dhomë me qera në rrugën Notre – Dame – des – Victories. Një vit më vonë filloi të shkruante Këngët e Maldororit (Les Chants de Maldoror), të cilat u shtypën në vëllim më vete më 1869 në Bruksel, por libri nuk qarkulloi në treg, ngaqë botuesi u tremb mos e përndiqnin.

Pjesa tjetër e krijimtarisë së tij përbëhet nga përmbledhjet Poezi I dhe Poezi II, të cilat u botuan më 1870. Gjithë vepra e Lautréamont – it, por veçanërisht Këngët e Maldororit, luajtën rol shumë vendimtar në zhvillimet letrare të shekullit XX.

Thotë Edmond Jaloux: "Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha".

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113412
ean13
9789928113412
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.

Çmimi 6,66 
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lulet e së keqes, Charles Baudelaire

Disa më kanë thënë se këto poezi mund të bëjnë keq. Ca të tjerë, shpirtra të mirë këta, më kanë thënë se mund të bëjnë mirë; as kjo nuk më ka pikëlluar. Frika e të parëve dhe shpresa e të dytëve njëlloj më kanë çuditur dhe kanë shërbyer vetëm për të marrë vesh se ky shekull i ka çmësuar dhe harruar të gjithë nocionet klasike lidhur me letërsinë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 5,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)