Poezia

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Poezi te zgjedhura, Giuseppe Ungaretti Shfaq të madhe

Poezi te zgjedhura, Giuseppe Ungaretti

Produkt i ri

Hapsirë e paanë zbret errsore
Nga ky ballkon
Në varrezë

Më shumë detaje

Në gjendje

$9.02

-20%

$11.27

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Poezi të zgjedhura
Origjinali: Il porto sepolto, Allegria di naufragi, Sentimento del tempo
Gjinia: Poezi
Autori: Giuseppe Ungaretti
Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 220
Pesha: 0.235 kg.
ISBN: 978-9928-113-42-9

Fragmente nga libri

Dritëhije

Edhe varret janë zhdukë

Hapsirë e paanë zbret errsore
Nga ky ballkon
Në varrezë

Më hypë dëshira me takue
Mikun tim arab
Që u vetëvra natë e shkueme

Ribahet ditë

Kthehen varret
E strukun në blerimin e nximë
Të mugëtirave të fundit
Në blerimin e turbullt
Të përdritjes së parë.

Mërzisë

I qetë kur rilind në nji pusí
Kurm' i idhët drejt të cilit nisem

Vizllon ajo dorë që më zgjat,
E kur i avitem largohet

E ja tek jam humbun në këto rendje të kota!

Kur dallgëzoi agimi ajo u ndeh,
Dhe qeshi, e më fluturoi nga sytë.

Shërbëtore e çmendun, mërzi,
Shumë pak ishe e dehun dhe e ambël.

Përse nuk të ka ndjekë kujtesa?
Asht rè dhuntia jote?

Kujtesë e rrjedhshme, fanitje,
Shpotí melankolike,
Errësinë e gjakut...

Cilën rrëke të ndrojtur ndaj nji hijeje
Të mplakun ullinjsh
Kthehesh me ma vu në gjumë...

Agimesh ende të fshehta,
Ende buzët e tua lakmon...

Nuk i njeh ma!

Mbi autorin

Giuseppe Ungaretti është lindur më 8 shkurt 1888 në Aleksandri të Egjiptit, vend ku babai i tij kishte pasë shkuar për të punuar në kanalin e Suezit. Në Egjipt, Ungaretti formohet kulturalisht në një mënyrë absolutisht origjinale në krahasim me letrarët italianë "normalë": nuk ka njohje me arkitekturën, i mungon kujtesa historike e mbyllur tek monumentet, nuk ndikohet nga D'Anuncioja, Krepuskolarët apo Futuristët. Shkurt, nuk ka ndonjë hesap për të larë me traditën.

Në vitin 1912, largohet nga Egjipti dhe shkon në Firence, ku bëhet pjesë e grupit "La Voce". Mandej fluturon në Paris ku bëhet pjesë e armatës së krijuesve të ardhur nga e gjithë bota. Dëgjon leksionet e Bergsonit, frekuenton Apolinerin, Pikason; këto përvoja të reja i ballafaqon e i shkrin me përshtypjet dhe bindjet e përftuara nga leximet e tij: Leopardi, Bodler, Malarmè, Niçe. Gjatë luftës, ai është në front kur fillon të botojë poezi. Më 1916 del nga shtypi "Porti i varrosur".

Me të mbaruar lufta, Ungaretti shkon në Paris, martohet me Jeanne Duvalin, mandej, më 1921, kthehet në Romë. Më 1919 deri më 1922 botohet pjesa e parë e "Ndjenja e Kohës". Boton "Quaderno di traduzioni" ku janë përmbledhur përkthimet e tij nga Gongora, Blake, Eliot, Rilke, Esenin.

Me çmimin "Gondoliere" të vitit 1932, në Venecia, poezia e tij merr vlerësimin e parë zyrtar. Shpërngulet në Brazil për të dhënë leksione në katedrën e letërsisë italiane, ku qëndron deri në vitin 1942. Ndërkohë përjeton tragjedinë më të rëndë të jetës së vet: vdekjen e të birit nëntëvjeçar.

Me tu rikthyer në atdhe, emërohet Akademik i Italisë dhe caktohet pedagog në Universitetin e Romës. Në këtë kohë, shtëpia botuese "Mondadori" boton përmbledhjen e veprës së tij nën titullin "Vita d'un uomo". Më 1947, botohet "Il Dolore". Më 1950, boton "La Terra Promessa"; më 1952, "Un Grido e Paesaggi"; më 1960, "Il taccuino del Vecchio".

Vitet e fundit të jetës janë të mbushura me ngjarje. Zgjidhet kryetar i Komunitetit Europian të Shkrimtarëve, dhe ftohet të japë leksione në Columbia University. Në natën mes 31 dhjetorit 1969 dhe 1 janarit 1970 shkroi poezinë e fundit të jetës së tij "L'impietrito e il velluto". Shkon në SHBA për të marrë një çmim nga Universiteti i Oklahomës. Sëmuret dhe shtrohet në një klinikë në Nju Jork. Kthehet në Itali. Vdes në Milano, natën e 1 korrikut 1970.

 

Reviews

Write a review

Poezi te zgjedhura, Giuseppe Ungaretti

Poezi te zgjedhura, Giuseppe Ungaretti

Hapsirë e paanë zbret errsore
Nga ky ballkon
Në varrezë

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)