E bardha pa te bardhe, Laure Cambau
  • E bardha pa te bardhe, Laure Cambau

E bardha pa të bardhë, Laure Cambau

Te tjere

Kokave dua t'u jap fjalë
Por nuk mund t'i detyrojmë fjalët
Të pushtojnë ikonat
Nuk mund t'i dendim kokat
Me fjalë lutjesh e poezi dashurish

850 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E bardha pa të bardhë, poezi mbi piktura të Omer Kaleshit
Gjinia: Poezi
Autori: Laure Cambau
Shqipëroi: Luan Rama
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 112
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-02-613-2

Fragmente nga libri

Kokë

Kokave dua t’u jap fjalë
Por nuk mund t’i detyrojmë fjalët
Të pushtojnë ikonat
Nuk mund t’i dendim kokat
Me fjalë lutjesh e poezi dashurish
Nuk mund t’i detyrojmë fjalët të hyjnë në një gojë memece
Veç mund të pyesim ëndrrat
Të vëzhgojmë zorrët e pulës
Ose të lexojmë në fundin e filxhanëve
Unë kërkoj parfumin e kokave
Kërkoj aromën e të bardhës.

E kuqe me të kuqe

Ti më ke folur se s’mund të themi e kuqe pa të kuqe
Por e kuqe me të kuqe
Flakë me gjak me flakë
E kuqja e zemrave
Që ti vendos mbi telajo
Siç vendosen vezë
E kuqe që vjen nga një skutë ferri
Që ti e kundron nga filli yt i nderur
Një flok i skuqur nga flakët
Një flok i ngrohur në të bardhë
Akrobat që kalon sipër grykave të diellit
E kuqe me të kuqe
Asgjë nuk lëviz
Nën urën me flokët gjak të kuq.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928026132
ean13
9789928026132
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...
400 Lekë
More

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
600 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
500 Lekë
More

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
500 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tristia, Osip Mandelshtam

Bashkëkohës i Ana Ahmetovës e Boris Pasternakut, pikë referimi për mjeshtra të mëvonshëm si Paul Celan apo Robert Lowell, Mandelshami ishte ndër nxitësit kryesorë të “revolucionit të fjalës” në fillimet e shekullit XX, në Shën Petërburg. Politikisht jokonformist, Mandelshtami fitoi shpejt armiqësinë e regjimit stalinist, duke i kaluar vitet e fundit të...
700 Lekë
More

Referenca: SKU001588

Botuesi: Dija-Poradeci

Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit, Stelvio Mestrovich Wotninsky

Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.
300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.
600 Lekë
More

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Stevens Wallace

Poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim u përkasin veprave poetike: Harmonium, Poems added to Harmonium, Ideas of Order, Parts of a World, Transport to Summer, The Auroras of Autumn, The Rock dhe Adagio.
500 Lekë
More