• Banner

Poezi te zgjedhura, Stevens Wallace
  • Poezi te zgjedhura, Stevens Wallace

Poezi të zgjedhura, Stevens Wallace

Poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim u përkasin veprave poetike: Harmonium, Poems added to Harmonium, Ideas of Order, Parts of a World, Transport to Summer, The Auroras of Autumn, The Rock dhe Adagio.

4,25 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Stevens Wallace
Shqipëroi: Azem Qazimi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 114
Pesha: 0.161 kg.
ISBN: 978-9928-113-57-5

Mbi librin

Poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim u përkasin veprave poetike: Harmonium, Poems added to Harmonium, Ideas of Order, Parts of a World, Transport to Summer, The Auroras of Autumn, The Rock dhe Adagio.

Fragment nga libri

Zhgënjim i orës dhjetë

Shtëpitë janë yshtur
Prej këmishësh nate të bardha.
Asnjëra syresh s'është e blertë,
A e purpurt me rrathë të blertë,
A e blertë me rrathë të verdhë,
A e verdhë me rrathë mavi,
Asnjëra syresh s'është e pazakontë,
Me çorape dantelle
Dhe brez me rruaza,
Njerëzit nuk do të
Ëndërrojnë për babune dhe mëtrikë.
Veç, aty këtu, një detar plak,
I dehur dhe në gjumë me çizme,
Kap tigra
Në mot të kuq.

Mbi autorin

Wallace Stevens u lind më 2 tetor 1879 në Reading (Pennsylvania), nga një avokat me gjak holandez dhe një mësuese me prejardhje gjermane. Studion në Harvard, ku njihet me filozofin George Santayana dhe boton poezitë e para, duke arritur të bëhet redaktor i "Harvard Advocate".

Më pas transferohet në New York Law School, diplomohet më 1903, pranohet në urdhrin e avokatëve dhe nis të punojë në një studio legale. Më 1908 hyn në fushën e sigurimeve dhe më 1909 martohet, pa miratimin e prindërve me "më të bukurën vajzë të Reading", Elsie Moll, një shitëse e njohur pesë vite më parë.

Ndjek rrethet më të gjalla artistike të New York – ut, ku më 1913 mbërrijnë, me ekspozitën e famshme Armory Show, veprat e modernëve të përtej Atlantikut si Picasso dhe Duchamp. Nisin t'i botohen poezitë e para të pjekurisë, tek "Others" dhe "Poetry". Më 1915 del te kjo e fundit kryevepra e tij e parë, "Sunday Morning".

Më 1916 pranohet në punë nga Hartford Accident and Indemnity Company. Zhvendoset në Hartford, kryeqytet i Konektikatit, në Anglinë e Re, prej nga ku s'do të lëvizë tërë jetën (me përjashtim të pushimeve të përvitshme në Florida dhe vizitave në libraritë dhe muzetë njujorkezë).

Më 1923, Knopf boton librin e tij të parë, "Harmonium", i cili pritet mirë nga kritika dhe vakët nga tregu. Më 1924 lind e bija, Holly, rezultat i një udhëtimi në Karaibe të çiftit të palumtur Stevens. Për më tepër se dhjetë vjet pothuajse nuk shkruan më dhe i përkushtohet detyrimeve profesionale duke ngjitur një nga një majat e karrierës, duke mbërritur gjer në postin e zv/presidentit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në Amerikë.

Vetëm më 1935 boton "Ideas of Order", e ndjekur nga "The Man with the Blue Guitar" (1937), "Parts of a World" (1942). Atmosfera e konfliktit të dytë botëror ndjehet në poezitë e përmbledhura në "Transport to Summer" (1947). Pastaj boton kryeveprën "The Auroras of Autumn" (1950), përmbledh konferencat e mbajtura në vëllimin me ese "The Necessary Angel" (1951) si dhe përgatit "Collected Poems" (1954), ku veç poezive të botuara më parë, përfshin edhe ciklin kulmor "The Rock".

Vitet e fundit të jetës janë të mbushura me tituj nderi, çmime dhe honoris causa, ndër të cilët: Bollingen, National Book Award dhe Pulitzer. Por asnjëherë ai nuk braktis rutinën e përditshme të punës, edhe pasi ka kaluar prej kohësh moshën e pensionit.

"The Collected Poems of Wallace Stevens" del më 1 tetor 1954 në ditëlindjen e tij të 75 – të. Vdes nga një tumor në stomak më 2 gusht 1955. Pas vdekjes, miku i tij S. F. Morse kujdeset për botimin e "Opus Posthumous" (1957), ndërsa e bija Holly nxjerr përmbledhjen epistolare "The Letters of WS" (1966), si dhe ditarët e rinisë "Souvenirs and Prophecies" (1977).

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113575
ean13
9789928113575
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 5,10 GBP
More
In Stock

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 25,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 5,10 GBP
More
In Stock

Botuesi: Albas

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...

Çmimi 6,38 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)