Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mendje dimri, Wallace Stevens
  • Mendje dimri, Wallace Stevens

Mendje dimri, Wallace Stevens

Te tjere

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mendje dimri, poezi të zgjedhura
Origjinali: The Collected poems of Wallace Stevens
Gjinia: Poezi
Autori: Wallace Stevens
Shqipëroi: Parid Teferiçi
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2008
Fq. 216
Pesha: 0.355 kg.

Koment nga autori

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Tashmë, shtatëdhjetë e pesë vjeç, kur kthej sytë tek ajo pakogjë që kam bërë dhe shfletoj faqet e poezive të mia të mbledhura në një vëllim të vetëm, nuk më mbetet veçse të parafrazoj atë vargun e moçëm që thotë se më ngroh jo çfarë jam, por çfarë dëshirova të isha. Nuk janë ato që kam shkruar, por ato që do kisha dashur të shkruaja, të cilat përbëjnë poezitë e mia të vërteta, poezitë e pambledhura që nuk pata forcën të realizoja.

Sado i vogël qoftë kontributi im në poezi dhe sado modeste të ketë qenë përvoja ime me poezinë, unë, përmes këtij kontributi dhe me ndihmën e kësaj përvoje, kam njohur madhështinë që gjendet përtej, fuqinë përmbi mendjen e cila rri në vetë mendjen, zgjerimin e pamasë të imagjinatës siç pasqyrohet tek ne dhe rreth nesh.

Fragment nga libri

Duhet pasur mendje dimri
Me soditë ngricën dhe degët
E pishave nën dregëza bore

E të kesh mardhur një kohë të gjatë
Me pa dëllinjat në ngërçin e akullit
Dhe bredhat e ashpër në vezullimin

E largët të diellit të Janarit. E të mos
Mendosh gjë pikëllim në zërin e erës,
Apo në zërin e fare pak gjetheve,

I cili është zëri i tokës
Mësyrë nga po ajo erë
Që fryn atij trualli djerrë

Për dëgjuesin, për kë dëgjon në borë
Dhe, duke qenë asgjë vetë, sodit vetëm
Gjërat që janë aty dhe asgjënë që është.

Mbi autorin

Wallace Stevens u lind më 2 tetor 1879 në Reading (Pennsylvania), nga një avokat me gjak holandez dhe një mësuese me prejardhje gjermane. Studion në Harvard, ku njihet me filozofin George Santayana dhe boton poezitë e para, duke arritur të bëhet redaktor i "Harvard Advocate".

Më pas transferohet në New York Law School, diplomohet më 1903, pranohet në urdhrin e avokatëve dhe nis të punojë në një studio legale. Më 1908 hyn në fushën e sigurimeve dhe më 1909 martohet, pa miratimin e prindërve me "më të bukurën vajzë të Reading", Elsie Moll, një shitëse e njohur pesë vite më parë.

Ndjek rrethet më të gjalla artistike të New York – ut, ku më 1913 mbërrijnë, me ekspozitën e famshme Armory Show, veprat e modernëve të përtej Atlantikut si Picasso dhe Duchamp. Nisin t'i botohen poezitë e para të pjekurisë, tek "Others" dhe "Poetry". Më 1915 del te kjo e fundit kryevepra e tij e parë, "Sunday Morning".

Më 1916 pranohet në punë nga Hartford Accident and Indemnity Company. Zhvendoset në Hartford, kryeqytet i Konektikatit, në Anglinë e Re, prej nga ku s'do të lëvizë tërë jetën (me përjashtim të pushimeve të përvitshme në Florida dhe vizitave në libraritë dhe muzetë njujorkezë).

Më 1923, Knopf boton librin e tij të parë, "Harmonium", i cili pritet mirë nga kritika dhe vakët nga tregu. Më 1924 lind e bija, Holly, rezultat i një udhëtimi në Karaibe të çiftit të palumtur Stevens. Për më tepër se dhjetë vjet pothuajse nuk shkruan më dhe i përkushtohet detyrimeve profesionale duke ngjitur një nga një majat e karrierës, duke mbërritur gjer në postin e zv/presidentit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në Amerikë.

Vetëm më 1935 boton "Ideas of Order", e ndjekur nga "The Man with the Blue Guitar" (1937), "Parts of a World" (1942). Atmosfera e konfliktit të dytë botëror ndjehet në poezitë e përmbledhura në "Transport to Summer" (1947). Pastaj boton kryeveprën "The Auroras of Autumn" (1950), përmbledh konferencat e mbajtura në vëllimin me ese "The Necessary Angel" (1951) si dhe përgatit "Collected Poems" (1954), ku veç poezive të botuara më parë, përfshin edhe ciklin kulmor "The Rock".

Vitet e fundit të jetës janë të mbushura me tituj nderi, çmime dhe honoris causa, ndër të cilët: Bollingen, National Book Award dhe Pulitzer. Por asnjëherë ai nuk braktis rutinën e përditshme të punës, edhe pasi ka kaluar prej kohësh moshën e pensionit.

"The Collected Poems of Wallace Stevens" del më 1 tetor 1954 në ditëlindjen e tij të 75 – të. Vdes nga një tumor në stomak më 2 gusht 1955. Pas vdekjes, miku i tij S. F. Morse kujdeset për botimin e "Opus Posthumous" (1957), ndërsa e bija Holly nxjerr përmbledhjen epistolare "The Letters of WS" (1966), si dhe ditarët e rinisë "Souvenirs and Prophecies" (1977).

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poetëve të harruar, Shpëtim Kelmendi

Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.
5,10 GBP
More
In Stock

Botuesi: Plejad

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2672

Botuesi: Plejad

Lulet e se keqes, Sharl Bodler

I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.
3,83 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Home body, Rupi Kaur

Pas një mungese të gjatë, rivjen te lexueset dhe lexuesit me librin e "home body", me rrëfime mbi mendjen, zemrën, pushimin dhe zgjimin.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
4,08 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2185

Botuesi: Te tjere

Duke farketuar thika, Niko Stylos

Me "zemrat e zjarrta"Që farkëton,Rrëmih në akujt e pafundDuke kërkuar dhè të njomëTë mbushësh me pemë lloj – llojTokën e pambjellë.
5,10 GBP
More
In Stock
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.
5,10 GBP
More
In Stock

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
25,50 GBP
More
Ka mbaruar