• Banner

Poezi te zgjedhura, Friedrich Holderlin
  • Poezi te zgjedhura, Friedrich Holderlin

Poezi të zgjedhura, Friedrich Holderlin

Prej kohës sundon mbi kryet tim
Lart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës!
Tmerr e frikë rreth meje, ngado
Hedh sytë gjithçka tundet e rroposet.

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Origjinali: Werke
Gjinia: Poezi
Autori: Friedrich Hölderlin
Shqipëroi: Denata Qazimi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 64
Pesha: 0.101 kg.
ISBN: 978-9928-113-34-4

Fragmente nga libri

Gjysma e jetës

Me dardha të verdha dhe
Trëndafila të egër ngado
Varet bregu mbi liqen,
Ju mjellma të hirshme
Dhe të dehura puthjesh
Kridhni kokat
Në ujin krejt të kthjelltë.

Ah, ku t'i gjej lulet
Në dimër, dhe ku
Ta gjej dritën e diellit
Dhe hijen e tokës?
Muret janë të prajtë e të ftohtë, në erë
Rrapëllijnë flugerët.

Shpirti i kohës

Prej kohës sundon mbi kryet tim
Lart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës!
Tmerr e frikë rreth meje, ngado
Hedh sytë gjithçka tundet e rroposet.

Ah! Si djalosh, shpesh vështroj përdhe,
Shpëtimin prej teje e kërkoj ndër guva,
Dhe kërkoj, i marri, një vend,
Ku ti s'je, o Rrënues!

Lermë, o Atë, tembramja të Të takoj
Syhapur! A nuk e zgjove Ti për s'pari me rreze
Shpirtin në mua, a nuk më solle,
Ti, o Atë, mrekullisht një jetë?!

Vërtet, nga degët e hardhisë na bulon forcë e shenjtëruar;
Në ajër të butë takon vdekatarët një Hy i kthjellët,
Kur prajtë këta nëpër korie enden;
E prapë Ti, o i Gjithpushtetshëm, u zgjon

Djemve shpirtin e qashtër, dhe u mëson
Artet e urta e të moçme; e keqja veç
Stërkeqet, për të shpejtuar fundin,
Kur ti, o Rrënues, ta vësh përfundi!

Mbi autorin

U lind më 20 mars 1770 në Lauffen (Neckar). Babai i tij ishte mirëmbajtësi i një manastiri, ndërsa e ëma vajzë prifti. Prej të ëmës u mëkua me frymën e përshpirtërisë. Deri më 1784 ndoqi shkollën në Nürtingen dhe Denkendorf. Meqënëse prindërit dëshironin të bëhej teolog, ndoqi seminarin në Maulbronn.

Nga viti 1788 der më 1793, studioi në seminarin teologjik në Tübingen, ku zuri miqësi me Hegelin dhe Shelingun. Pa kaluar shumë kohë, i braktisi studimet dhe në vitet 1793 – 1794, me ndihmën Schiller – it, nisi punë si mësues i Charlotte von Kalb – it në Ëaltershausen, Thüringen.

Më 1794, filloi studimet universitare. Dy vjet më vonë, zuri vend si mësues privat pranë bankierit Gontard në Frankfurt. Me të filluar punën, i dha fund marrëdhënies me të shoqen e bankierit, Suzetën.

Më 1797 u takua me Gëten. Vitin në vazhdim e kaloi në Stuttgart dhe Nürtingen. Dy vjet më vonë, përkatësisht më 1802, punoi si mësues në Zvicër dhe në Bordeaux. Nga viti 1802 deri më 1804, i shkatërruar nga sëmundja, qëndroi pranë së ëmës.

Më pas, falë ndërhyrjes së Isaak von Sinclair – it, filloi punë si bibliotekar në Hamburg. Më 1806 u shtrua në spital. Prej vitit 1807 e deri në ditën që vdiq, më 7 qershor 1843, jetoi në familjen Zimmer në Neckar.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113344
ean13
9789928113344
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2837

Botuesi: Zambaku

Fausti, Johan Volfgang fon Gete

Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2979

Botuesi: Te tjere

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.

Çmimi 6,66 
More
In Stock

Botuesi: Toena

Fausti, Johan Volfang Gëte

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 6,66 
More
In Stock
Përshtypjet (0)