• Banner

Astar mendafshi, Balil Gjini
  • Astar mendafshi, Balil Gjini

Astar mëndafshi, Balil Gjini

Në tempullin e gënjeshtrës (vështruar nga brenda)
Në flluska sapuni pllaquritesh, o bukuria e rreme.
Ah, kjo botë reale le të takset kurban
Me ato karfica ylberi në flokët e reve.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Astar mëndafshi
Origjinali: Astar mëndafshi
Gjinia: Poezi
Autori: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 96
Pesha: 0.115 kg.
ISBN: 978-9928-113-38-6

Fragmente nga libri

Portret

Përditë kopenë e lotëve e nxjerr të kullotë
Jonxhë të freskët keqardhjeje
Në lëndinat e faqeve.

Përnatë kotheret e brengës
I ngjyen në fundin e kripur të kazanit të shpirtit.

Përjavë thëllëzën e balsamosur të zemrës
E mban varur mu tek rripi i mesit.

Për mua thotë se jam veç kali i gjorë
Që çdo çast i hingëllij
Në ahurin e fantazisë.

Bukuri artificiale

Në tempullin e gënjeshtrës (vështruar nga brenda)
Në flluska sapuni pllaquritesh, o bukuria e rreme.
Ah, kjo botë reale le të takset kurban
Me ato karfica ylberi në flokët e reve.

Vërtet mund të dalë nga prralli bukuria përrallore,
Pa shkumë kremrash, a bojra klouni?...
Ja ti: përshtyn tek cfaka kosheret e vërteta me hoje,
Bukuri metaforash me helmin e ëmbël të thumbit...

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113386
ean13
9789928113386
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Melusina, Balil Gjini

Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, është mëtuar të rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 5,10 GBP
More
In Stock

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)