• Banner

Strehë nga stuhia, Bob Dilan

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Strehë nga stuhia
Origjinali: Shelter from the storm
Gjinia: Poezi
Autori: Bob Dilan
Shqipëroi: Edvin Shvarc
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2011
Fq. 274
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99956-57-58-1

Fragment nga libri

Varg ëndrrash

Po mendoja për një varg ëndrrash
Ku asgjë nuk del në sipërfaqe,
Çdo gjë rri poshtë aty ku plagë ka marrë
Dhe ndalet përfundimisht.
Nuk po e vrisja mendjen për ndonjë gjë të veçantë
Porsi në një ëndërr, kur dikush zgjohet dhe ulërin.
Asgjë edhe po aq e veçantë,
Thjesht po mendoja për një varg ëndrrash.

Duke menduar për një varg ëndrrash
Ku koha dhe ritmi fluturojnë
Dhe s'ka dalje nga asnjë drejtim
Veçse nga ai që me sy nuk e dallon dot.
Nuk është se po bëja ndonjë lidhje kushedi se çfarë,
S'po bija pre e ndonjë intrige të ndërlikuar,
Asgjë që nuk mund të zhbirilohej
Thjesht po mendoja për një varg ëndrrash.

Ëndrra aty ku çadra mbyllet
Nëpër shtegun ku je vërvitur
Dhe letrat që mban në dorë s'janë fort të hairit,
Vetëm nëse u përkasin ndonjë bote tjetër.

Në njërën, numrat kishin marrë flakë,
Në një tjetër më ra rasti të shoh një krim
Tek një e tretë ia kisha dhënë vrapit dhe tek e katërta
Thjesht po kacavirresha
Pa kërkuar ndonjë ndihmesë të veçantë,
Pa bërë ndonjë përpjekje të stërmundimshme,
E kisha arritur cakun ndërkaq
Thjesht duke vrarë për një varg ëndrrash.

Mbi autorin

Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte duke filluar që nga akuzat për tradhti ndaj folk – ut të tij kur la mënjanë kitarën akustike për të luajtur me një elektrike në Festivalin e Njuportit në 1965, braktisjen e këngëve të protestës e deri tek konvertimi i tij në të krishterë apo rikthimi sërish ne fenë e të parëve.

Si artist, Dilani ka prodhuar me qindra këngë, ka regjistruar rreth 45 albume ku përfshihen pothuajse të gjitha gjinitë muzikore tradicionale amerikane, qysh nga ajo folk – u, blues – i dhe country, për të vazhduar me rok and roll – in, muzikën gospel, madje është shtrirë deri tek jazz – i dhe swing – u. Përgjatë gjithë kësaj karriere, Dilani ka fituar çmimet Academy Awards (Oscar), është pranuar në Rock and Roll Hall of Fame, madje i është dhënë edhe Kennedy Center Honir në vitin 1997.

Në vitin 2004, ai ishte kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi dhe emri i tij është përfolur gjatë si një fitues i mundshëm në vitet pasuese. Poezinë e parë, Bobi e qëndisi në fillim të viteve '50 – të duke ia kushtuar së ëmës, Betit, si dhuratë për Ditën e Nënës, ndërsa eksperimentet e para muzikore i provoi me pianon Gulbransen që i ati e kishte sjellë në shtëpi, por katërmbëdhjetëvjeçari nuk ishte nga ata që shtroheshin dhe merrnin mësime profesioniste muzike.

Bobi kishte idetë e tij për muzikën dhe pianos donte t'i binte vetëm sipas kokës së vet. Për këtë arsye ai nuk mësoi asnjëherë solfezh dhe nuk ia doli dot kurrë mbanë të lexonte notat muzikore e t'u binte pjesëve me partiturë. Pasi provoi edhe një bori, prej së cilës nuk nxori dot veçse disa tinguj të çjerrë, për t'u engledisur më vonë për ca kohë edhe me një saksofon, ai mori me qera një kitarë spanjolle, që u shndërrua në armën e tij për të ndryshuar botën dhe të cilën edhe sot e kësaj dite, pas më shumë se 50 vitesh nuk e ka lëshuar ende nga dora.

Bob Dilani gjatë gjithë jetës së vet artistike mundi të luajë e t'i bjerë mjeshtërisht kitarës, pianos dhe sazes, që e varte me një tel në qafë dhe prej së cilës hoqi dorë vetëm në vitin 1997, pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, që për pak i mori jetën.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
978995657581
ean13
978995657581
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 31,23 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...

Çmimi 4,16 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 6,25 
More
In Stock

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është

Çmimi 5,21 
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)