• Banner

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

5,95 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ç'mendim ka Minotauri për Poezinë
Gjinia: Poezi
Autori: Miroslav Holub
Shqipëroi: Arben Dedja, Edion Petriti
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 100
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-9928-4115-7-3

Komente mbi librin
"Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit. Bëhet fjalë për një anatomi tejet serioze dhe të zhdërvjellët të botës, tepër e dhembshur për të qenë dashakeqe, tepër skeptike për të qenë e magjishme, një poezi ku inteligjenca dhe ironia bëjnë t'u ndjehet prania pa shqepuar mrekullinë a të tjera mençuri më pak therëse." Seamus Heaney Mbi autorin Miroslav Holub lindi më 23 shtator 1923 në Pilsen (Bohemi). Studioi mjekësi në Univerzita Karlova (Pragë) ku edhe filloi punën, fillimisht në Departamentin e Filozofisë dhe Shkencave, duke u marrë me psikiatri. Atëherë filloi të shkruajë edhe poezitë e para. Më 1953 kreu specializimin në patologji të përgjithshme dhe në vitin 1954 në imunologji e mikrobiologji. Mbrojtja e doktoraturës përkoi me botimin e vëllimit të tij të parë poetik (1958). Më vonë (1965 – 1968) punoi si imunolog në SHBA dhe Gjermani. Qysh nga viti 1967, kur poezitë e tij u botuan në anglisht nga Penguin, filloi të përkthehet gjerësisht. Holubi ka botuar në Çeki 16 libra poetikë dhe 10 në prozë dhe eseistikë, si dhe 165 artikuj shkencorë dhe 3 monografi.  

Detajet e librit
Te tjere
2980
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kostas Karjotaqis, Poezi të zgjedhura

Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Në bregun tjetër të lumit, Czeslaw Milosz

Czeslaw Milosz mbetet jo thjesht krenaria e letërsisë polake, por vlerësohet edhe si një nga figurat më përfaqësuese të letërsisë europiane të shekullit të XX – të. Vlerësimi i përgjithshëm kundrejt figurës së tij bëri që më 1980 të meritonte njëzëshëm Nobelin, çmimin më të madh në letërsi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Lulet e së keqes, Charles Baudelaire

Disa më kanë thënë se këto poezi mund të bëjnë keq. Ca të tjerë, shpirtra të mirë këta, më kanë thënë se mund të bëjnë mirë; as kjo nuk më ka pikëlluar. Frika e të parëve dhe shpresa e të dytëve njëlloj më kanë çuditur dhe kanë shërbyer vetëm për të marrë vesh se ky shekull i ka çmësuar dhe harruar të gjithë nocionet klasike lidhur me letërsinë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)