• Banner

Poezi te zgjedhura, Les Murray

Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës.

6,66 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Les Murray
Shqipëroi: Viola Adhami
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2011
Fq. 144
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99956-819-8-2

Komente mbi autorin

"Një burrë që i ka njohur shkretëtirat di t'i çmojë puset. Ne duke u vënë puseta apo rubineta puseve, prej praktikës së të jetuarit, kemi harruar përmasën shenjtërore të ujit. Nëse poezia e Les Murray – it vrullon, atëherë bekuar qoftë vrulli jo i rrëkeve të naftës apo fjalëzimeve të kota, por i ndonjë gryke pusi që sapo hapet në zemër të shkretëtirës. Ajo nuk mund të ndalë dot fuqinë e vet... Kjo është drita që rrezatojnë fletët e poezive të Murray – it, drita e vështirë e të zakonshmes, gati vezullimtare. Murray nuk është poet elegjiak, i cili po ashtu do kishte pasur një karrierë njëlloj të madhe. Në vend të kësaj ai manifakturoi një sintaksë që e ndryshkte hekurin dhe shpulitte petalet." Derek Walcott "Falë këtyre poetëve si Les Murray rron vetë gjuha." Josif Brodskij Mbi autorin Leslie Allan Murray (lindur më 1938) është poeti më i shquar i brezit të vet dhe kritiku më me ndikim në mendimi kritik australian. Nacionalist i mirënjohur dhe me bindje republikane, gjithë librat e tij janë qoftë në rrafshin kulturor qoftë në atë shpirtëror, një përpjekje e jashtëzakonshme për të përcaktuar qartë se çfarë është australiani... Vepra e tij e fuqishme ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe akademive më të njohura sot në botë dhe këtë e tregojnë çmimet e shumta të rëndësishme që ai ka fituar, kur më të përmendurat janë: Medalja e Artë për Poezi e Mbretëreshës së Anglisë, Petrarka International Prize nga Akademia Gjermane, T.S. Eliot Prize etj. Les Murray është kandiduar prej disa vitesh si fitues i mundshëm i çmimit Nobel.  

Detajet e librit
Te tjere
2979
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000481

Botuesi: OMSCA-1

12 poete rumune, Antologji

Titulli12 poetë rumunëAntologjiPërzgjodhi dhe shqipëroi nga origjinaliDionis BubaniPërmbanMihai EmineskuViktor EftimiuLuçian BlagaHoria VintilëEmil ManuNikita StëneskuNikolae LabishMarin SoreskuGjeorgje TomozeiNe

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 33,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)