Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov
  • Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

2974

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Gur i zhvendosur
Gjinia: Poezi
Autori: Nikola Madzirov
Shqipëroi: Milena Selimi
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2012
Fq. 72
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99956-29-99-1

Komente mbi autorin

"Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret."

Der Spiegel

"Madzirov përfaqëson edhe një tjetër zë gjenial nga Ballkani. Poezia e tij bazohet në këndvështrimin specifik nomad që endet mes territoreve nga më të ndryshmet, gjeografike, kulturore dhe shpirtërore."

World Literature Today

"Poezitë e Nikola Madzirovit janë si piktura ekspresive; mbushur me përjetime të ngjeshura dhe energjike, sikur burojnë nga imagjinata dhe në të njëjtin çast ato rikthehen sërish tek ajo, si zogjtë e natës, kapur në grackën e dritës së fareve të automobilave. "Mbetje të shekullit tjetër jemi ne" - Nikola Madzirovi ia del me sukses të na bëjë të besojmë tek kjo. Duhet ta ndjekim këtë poet të talentuar!"

Adam Zagajewski

"Vargjet e poetit Nikola Madzirov, sikur burojnë nga një vend tjetër kohor, si reflektim i një ndjeshmërie të jashtëzakonshme, të mençur dhe të gjallë. Gjatë leximit, ato strehohen tek ne, ndërsa ne bëhemi më të pasur duke u çliruar para tyre. Madzirov është një shpirt i rrallë dhe një poet i vërtetë."

Carolyn Forche

"Nikola Madzirov shkruan një nga poezitë më të bukura që vjen nga Europa Lindore, me të vërtetë një personalitet unikal, por edhe trashëgimtar i fuqishëm i Vasko Popës, Czeslaw Milosz – it, Zbigniew Herbert – it, Adam Zagajewskit... Superrealist, njerëzor dhe njeri, me dëshirën për të kuptuar errësirën, njëherësh i freskët, novator."

Peter Boyle

"Si ka mundësi që përpara tij, Nikola Madzirovit, nuk ekziston asgjë. Ai krijon ngrohtësi, mirësi, heshtje me zë të lartë. Është rikthim i fuqisë, hapësirës dhe paqes."

Tomaž Šalamun

"Edhe sikur ta dimë se në këtë botë jemi vetëm për një kohë të shkurtër, disa njerëz sillen sikur bota u takon atyre. Madje edhe shkrimtarët nuk çlirohen nga kjo arrogancë. Pavarësisht kësaj, Nikola Madzirov zgjedh të qaset drejt realitetit me shumë thjeshtësi. Ai sikur kthehet i padukshëm, për t'ua lënë vendin vargjeve të tij që shkëlqejnë."

Michael Krüger

Mbi autorin

Nikola Madzirov (1973, Strumë, Maqedoni) përfaqëson një nga zërat më të veçantë dhe më përfaqësues të poezisë së sotme evropiane. Krijimtaria e tij përkthyer në mbi 30 gjuhë është vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare.

Në një intervistë për "California Poetics", Madzirov shprehet se: "Heshtja dhe errësira janë dy gjysmat bazë të kodit universal të të kuptuarit. Në heshtje, të gjitha zhurmat janë të barabarta, në errësirë të gjithë objektet janë të njëjtë. Poezia hap dimensione të reja për rikrijime fjalësh dhe dritë individualiteti. Që të jesh në gjendje të shkruash është e nevojshme të udhëtosh edhe përmes botës, edhe përmes vetvetes."

 

Detajet e librit
2974
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
5,21 
More

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
12,49 
More

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
12,49 
More

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.
9,37 
More

Botuesi: Aleph

Mbreti i Milingonave, Zbigniew Herbert

Këto ese ‘mitologjike’ përballen, sikundër vetë mitet, me temat madhore në botë, por njëherësh, ato na falin kënaqësi të vërteta mendore dhe na tregojnë ne ‘ si të jetojmë’.
11,45 
More

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.
5,21 
More

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
8,33 
More

Botuesi: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.
3,12 
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001567

Botuesi: Poeteka & Ideart

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.
7,29 
More

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
7,29 
More

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
31,23 
More