Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham
  • Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

2845
Aleph

Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve.

5,95 CHF
Sasia
In Stock

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shënime nga realiteti i vetes
Gjinia: Poezi
Autori: Jorie Graham
Shqipëroi: Gentian Çoçoli
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 168
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-9928-4115-3-0

Koment nga Helen Vendler
Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve. Në vend të tyre, sikundër bën Ashbery, që imazh të parapëlqyer për jetën ka kalërimin në një karusel rrotullues pas asnjë pikësynim, Graham nga ana e saj përpiqet të jetë në rrjedhë përpara se kjo rrjedhë të gjejë brigjet dhe ndalesat e veta, ndonëse Graham mendon edhe për kufizimet e kësaj rrjedhe. Vazhdimësia e historisë, sesa ngjarjet i venë kufij dhe organizojnë kohën, ky është subjekti i saj. Vazhdimësia refuzon të quhet fin e ndonjë gjëje. Por, në poezinë e Graham përfundimet, ose të paktën ngjarjet më domethënëse, vijojnë të ndodhin; kjo nuk ndodh domosdoshmërisht tek rasti i John Ashbery – it, me komentet e përkushtuara teorike për të ironizuar, për t'i prurë gjithë ngjarjet në një nivel të vetëm të një domethënieje të kënaqshme. Mbi autoren Jorie Graham (1950) u lind në Itali nga prindër amerikanë. Liceun francez e kreu në Romë dhe më pas shkoi në Sorbonë për të studiuar filozofi. Më 1968 morri pjesë në trazirat studentore dhe për këtë shkak u dëbua nga universiteti. Më vonë kthehet në New York ku studion për kinematografi dhe ndërsa studionte plot pasion, zbuloi në mënyrë "aksidentale" poezinë e Eliot – it e cila "e mahniti". Prej asaj kohe ajo iu kushtua artit të poezisë. Ka botuar dhjetë libra me poezi ku përmendim "Hibride të bimëve dhe të shpirtrave", "Erozion", "Materializëm", "Ëndrra e fushës së njësuar" etj. Për këtë të fundit fitoi Çmimin Pulitzer. Është e famshme si Profesore e Poezisë si në kohën kur punonte në Universitetin Iowa ashtu edhe në Universitetin e Harvard – it. Jeton gjysmën e viti në Francë dhe pjesën tjetër në Cambridge, Massachusetts.  

Detajet e librit
2845
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.
6,94 CHF
More

Botuesi: Onufri

Sibilat në shkallët tona, Rudolf Marku

Në një dialog të mprehtë me Europën posthegjemoniste, poeti Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përveçme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashk najadat dhe ujqërit. Marku është poet tragjik, por tragjedia nuk është fjala e tij e fundit.
9,91 CHF
More

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.
9,91 CHF
More

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.
9,91 CHF
More

Referenca: 2166

Botuesi: Argeta LMG

Lirika, vol. 1, Henrik Hajne

Titulli: Lirika, vëllimi lOrigjinali: Lirika, vëllimi lGjinia: PoeziAutori: Henrik HajneShqipëroi: Lasgush PoradeciShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 272Pesha: 0.28 kgISBN: 978-99956-17-20-X
6,94 CHF
More

Botuesi: Pegi

Poezi të zgjedhura, Rainer Maria Rilke

Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet me poezi të titulluara “Elegjitë e Duinos” dhe “Sonete për Orfeun”, si dhe vëllimin e titulluar “Letra një poeti të ri”. Poezitë e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur nga përkthyesi Arb Elo dhe u përkasin kryesisht dy përmbledhjeve të lartëpërmendura.
7,93 CHF
More

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.
9,91 CHF
More

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".
9,91 CHF
More

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.
6,94 CHF
More

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
5,95 CHF
More

Referenca: 2165

Botuesi: Argeta LMG

Poema, vol. 2, Mihail Lermontov

Titulli: Poema, vëllimi llOrigjinali: Poema, vëllimi llGjinia: PoemaAutori: Mihail LermontovShqipëroi: Lasgush Poradeci, Drago Siliqi, Petraq Kolevica, Dalan ShaplloShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 184Pesha: 0.19 kgISBN: 978-99956-17-20-X
5,95 CHF
More