Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Lady Lazarus, Sylvia Plath
  • Lady Lazarus, Sylvia Plath

Lady Lazarus, Sylvia Plath

2844
Aleph

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

6,66 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lady Lazarus
Gjinia: Poezi
Autori: Sylvia Plath
Shqipëroi: Arben Dedja
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2012
Fq. 96
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-9928-4115-5-7

Koment nga George Steiner
Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre. Kemi tashmë poetë që shkruajnë si Sylvia Plath. Disa prej manierizmave të saj të ngrira, elizionet dhe monotonitë e rimës përthelluese mund të rroken nga të tjerë dhe pa dyshim do bëhen të modës. Por poetët minorë, edhe ata të një intensiteti të fuqishëm, dhe ajo e tillë ishte, priren të ofrojnë modele të këqija. Hilet, dredhitë e rrengjet zanore të Sylvia Plath – it mund të imitohen. Por jo integriteti i saj dëshpërues. Mbi autoren Në hyrjen e librit "Ariel" të Sylvia Plath – it (1932 – 1963), botuar më 1965, dy vjet pas vetvrasjes që ajo kreu në Londër, poeti amerikan Robert Lowell shkroi: "Në këto poezi... Sylvia Plath bëhet vetvetja, bëhet pra diçka imagjinare, rinore, egërshane dhe e krijuar me kaq delikatesë... një prej atyre heroinave super – reale, klasike, madhërisht hipnotike". Lowell e pati takuar Plath – in përgjatë seminareve që ai dha në Universitetin e Bostonit më 1958, seminare të cilat Sylvia i ndiqte rregullisht. Ai kujton atmosferën që krijonte ajo qark vetes, "një ajër gatishmërie të çmendur". Më vonë kur Lowell vendosi të shkruante parathënien e librit, ai do të zbulonte tek ish studentja e tij përpjekjen madhore të saj për të krijuar veten poetike. Në të vërtetë poezitë e librit "Ariel" u shkruan në gjendjen e "një zbardhjeje truri", dy deri tre poezi në ditë dhe e gjithë kjo zgjati gjithë muajin e fundit të jetës së saj 31 vjeçare.  

Detajet e librit
2844

Referencat specifike

isbn
9789928411557
ean13
9789928411557
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2329

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise turke te shekullit XX

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
5,55 
More

Referenca: SKU001621

Botuesi: Dija-Poradeci

Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost

Titulli: Manifest për një teatër modernOrigjinali: Manifeste pour un theatre modernePoezi bashkëkohoreAutori: Patrick Dubost Shqipëroi: Afroviti Gusho, Kopi KyçykuShtëpia botuese: DIJA PoradeciViti: 2010fq. 80Pesha: 0.10 kg ISBN: 978-99956-98-12-6
3,33 
More

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
6,66 
More

Referenca: SKU000781

Botuesi: Ideart

30 poezi, Umberto Saba

Titulli: 30 poeziAutori: Umberto SabaPërktheu nga italishtja: Arben DedjaShtëpia botuese: ÇabejKolana Mitet e Poezisë 1f. 32Pesha: 0.03 kg
2,22 
More

Referenca: 2185

Botuesi: Te tjere

Duke farketuar thika, Niko Stylos

Me "zemrat e zjarrta"Që farkëton,Rrëmih në akujt e pafundDuke kërkuar dhè të njomëTë mbushësh me pemë lloj – llojTokën e pambjellë.
6,66 
More