• Banner

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Postimpresion
Origjinali: Postimpresion
Gjinia: Poezi
Autore: Lindita Komani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 122
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-06-047-7

Komente nga Lluka Qafoku ...

si post impresionizmi në pikturën (e më pak, në poezinë) post realiste, moderne, paraqet kalimin e suksesshëm të traumës së "përplasjes" së artit me teknologjinë (fotografinë, fonografinë) dhe zhvillimin industrial – kapitalist të fundshekullit XIX, me evoluimin në çlirimin e një potenciali të paparashikuar, të pamatshëm dhe masiv krijues (lindja e artit modern), ashtu dhe mentaliteti i brendshëm artistik i autores dhe madje dhe i atdheut të saj, riformohet dhe reformohet pa u dëmtuar në mision nga përvetësimi dhe përjetimi i beftë i ralitetit të sotëm perëndimor, dmth i shoqërisë së teknologjisë së informacionit dhe konsumit. Koment nga autorja E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete dhe shkrirjen e tij me gjithë të tjerët nga të cilat popullsia përbërëse tashmë vjen, me lashtësinë që i qëndron në vete, mbi vete, përqark dhe me njerëzit që vdesin për klanet dhe dukshëm më shumë se njëri – tjetrin duan të huajt, më vjen mirë të fitoj e ndaj përshtypjen që edhe këtu gjithashtu bëhet letërsi. Por se si kjo letërsi bëhet dhe se ç'do të thotë të jesh autor e letrar i mirë në Tiranën letrare, bën pjesë në atë që më mirë se çdo gjë mund të përmblidhet nën titullin "legjendë urbane" me ekzagjerimet, heronjtë e rrënuesit, inate mbi inate mbi inate dhe realitetin që diku ndodhet e që meriton të zbulohet, edhe nga unë "e huaja" në këtë mjedis. Mbi autoren Lindita Komani u lind dhe u rrit në Tiranë. Vitet e kaluara në Grac (Austri) përveçse kontribuan në shkollimin e saj në fushën e biznesit dhe financës, e bënë të rritet si krijuese në një mjedis të ndermjetëm midis gjermanishtes dhe shqipes, mes strukturave të mirëpërcaktuara të jetës austriake dhe rrjedhës së pandalshme të pasigurisë shqiptare. E kthyer në Shqipëri dhe aktive në ndjekjen e zhvillimit të kulturës në të dy vendet, Lindita vjen për lexuesin me librin e saj të parë me poezi, ndjerë prej saj vetë edhe si një kontribut për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Detajet e librit
2775
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tristia, Osip Mandelshtam

Bashkëkohës i Ana Ahmetovës e Boris Pasternakut, pikë referimi për mjeshtra të mëvonshëm si Paul Celan apo Robert Lowell, Mandelshami ishte ndër nxitësit kryesorë të “revolucionit të fjalës” në fillimet e shekullit XX, në Shën Petërburg. Politikisht jokonformist, Mandelshtami fitoi shpejt armiqësinë e regjimit stalinist, duke i kaluar vitet e fundit të...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: 2332

Botuesi: Botimet Dudaj

Zera nga larg, antologji e poezise boterore

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve: Robert Bërns, Alfred Tenison, Redjard Kipling, Henrik Wergeland, Uollt Uitmen, Ivan Vazov, Rabindranat Tagora, Gotfrid Keler, Hajnrih Lojtholt, Adrien Turel, Albert Ehrisman, Silja Walter, Kurt Marti, Walter Gross, Jörge Steiner, Pejder Lansel, Aleksandër Loxa, Xhian

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Gjylistani dhe Bostani, Saadiu

Letrarët dhe studiuesit e letërsisë botërore e vërtetojnë këtë thënie dhe për më tepër kjo shprehet qartë te “Gjylistani dhe Bostani”. Vetëm nëpërmjet saj mund të krijosh një përfytyrim të drejtë për personalitetin e Saadiut.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 33,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2571

Botuesi: Te tjere

Poezi, Federico Garcia Lorca

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.

Çmimi 2,78 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)