• Banner

  • Ka mbaruar

Lulet e se keqes, Sharl Bodler

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 3,78 GBP Up to 11,33 GBP

I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.

3,83 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lulet e së keqesOrigjinali: Les Fleurs du MalGjinia: PoeziAutori: Sharl BodlerShqipëroi: Dritan ThomollariShtëpia botuese: PlejadViti: 2004Fq. 160Pesha: 0.21 kgISBN: 978-99927-746-1-4 Mbi librin Nuk ka poet të shekullit të XX – të që të mos jetë përballur me gjeniun e madh të letrave franceze, Sharl Bodler, dhe me kryeveprën e tij "Lulet e së keqes". I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, gjithnjë përpara në atë udhëtimin e tij proverbial, në thellësi të së panjohurës për të gjetur të renë, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë, duke mbetur kështu edhe sot një shembull i rrallë i një moderniteti gjenial shprehur në formën më klasike të poezisë. Fragmente nga libri Dielli Përgjatë periferisë me të mbyllurat kanate,Strehimit të vjetër të sekreteve epsharake,Kur dielli godet mizorisht e rrezet e tij dyfishon,E mbi qytet e fusha, mbi çati e ara me grurë i lëshon,Unë më vete stërvitem për fantastikun tim dyluftim,Duke nuhatur në çdo cep më të goditurën rimë,Duke u penguar tek fjalët si në një të lartë trotuar,E duke u plasur me vargjet e ëndërruar gjatë më parë. Ky babai ynë i adoptuar, armik për çdo kloroz,Zgjon fushat si krimbat ashtu dhe trëndafilat rozë,Bën ngashërimet të avullojnë e si re të lehta i çon,E si hojet me mjaltë, trutë tanë me mendime i rëndon.Është ai që plakun me paterica me të shplarin pellush,E kthen ëmbël, të ri e plot hare si një vogëlush;Që urdhëron kallëzën e grurit të mbushet e piqet,Në zemrën e pavdekshme që gjithnjë çel e rritet. Kur, si një poet, rrugët dhe shtëpitë e qytetit çik,Edhe gjërave më burracake u jep një fat fisnik,E si një mbret hyn, pa zallahi dhe pa karvane pas,Si pallateve të bukura ashtu dhe azileve plot maraz. Këngë vjeshte Shpejt do të mbytemi në një errësirë të ftohtë e të mjerë;Lamtumirë qartësi plot jetë e verërave shumë të shkurtra!Me kumbimin e këmbanave funebre, po pres të bjerë i prerëDruri, mes zhurmës dhe tërsëllimës, ndan oborreve të gurta. Tashmë brenda qenies sime dimri ka ardhur e ka vjellë;Inat, tmerr, urrejtje, rrënqethje, punë të rëndë e të vështirë,E mes tërë kësaj skëterre polare ngrihet si të ish një diell,Vetëm zemra ime, si një bllok masiv, i kuq dhe i ngrirë. Rri e shoqëroj me një dridhërimë çdo trung të rrëzuar,Ngritja e një podiumi trekëmbëshi më shurdhër nuk jehon,Shpirti im i ngjan portës së një kështjelle të shkallmuar,Nën rrahjet e një dashi të palodhur që kërcet e gjëmon. Më ngjan, përkundur nga kjo monotoni primitive dhe e gjatë,Të ndjej se një qivur, nuk e di se ku, të mbërthen me nxitim.Po për kë? Dje ish verë; Ja tek jemi sot, nën k'të qiell vjeshtak!Kjo zhurmë misterioze, sa shumë i ngjan asaj ikjes në mërgim.  

Detajet e librit
Plejad
2672
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000481

Botuesi: OMSCA-1

12 poete rumune, Antologji

Titulli12 poetë rumunëAntologjiPërzgjodhi dhe shqipëroi nga origjinaliDionis BubaniPërmbanMihai EmineskuViktor EftimiuLuçian BlagaHoria VintilëEmil ManuNikita StëneskuNikolae LabishMarin SoreskuGjeorgje TomozeiNe

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është

Çmimi 4,25 GBP
More
In Stock

Referenca: 2845

Botuesi: Aleph

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve.

Çmimi 5,10 GBP
More
In Stock

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)