Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Poezi, Federico Garcia Lorca
  • Poezi, Federico Garcia Lorca

Poezi, Federico Garcia Lorca

2571
Te tjere

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 28,39 SEK Up to 85,16 SEK
28,75 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Federico Garcia Lorca
Shqipëroi: Anton Papleka
Shtëpia botuese: Extra
Viti: 1999
Fq. 128
Pesha: 0.135 kg.
ISBN: 978-99927-36-03-8

Koment nga autori

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia. Ja tek është: vështro. Unë e mbaj zjarrin në duart e mia. E kuptoj dhe punoj përsosurisht me të, por nuk mund të flas për të pa letërsi.

Unë i kuptoj të gjitha poetikat, mund të flisja për to, sikur të mos i ndërroja bindjet çdo pesë minuta. Mundet që një ditë të zë të adhuroj poezinë e keqe ashtu siç çmendem sot për muzikën e keqe. Një natë, do të djegë Partenonin për ta rindërtuar të nesërmen, pa arritur kurrë ta mbaroj.

Nëpër konferencat e mia, më ka takuar të flas për Poezinë, por e vetmja gjë për të cilën nuk mund të flas fare është poezia ime. Jo se nuk jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Përkundrazi, nëse është e vërtetë që jam poet për hir të zotit ose të djallit nuk është më pak e vërtetë se gjithashtu jam i tillë falë teknikës, përpjekjeve dhe falë vetëdijes së plotë që kam për një vjershë.

Komente mbi autorin

"Kryevepra e tij është ai vetë, Federiko."

Luis Bunuel

"Benedetto Croce thoshte se njeriu i sotëm është më tepër pjellë e një ubi sesa e një epoke, se emri i Granadës është i lidhur përgjithmonë me jetën dhe me veprën e poetit Federiko Garsia Lorka."

Antonio Gallego Morell

"Qysh në fillimet e karrierës së tij, Federiko Garsia Lorka pranoi të bëhej hero, simbol kombëtar. Poet besnik ndaj truallit të tij deri në pasojën e skajshme, ai mori pamjen e një Don Kishoti të ri, të kthyer nga aventurat, që kishte në damarë një gjak mizor, një endje të thellë, shpesh prej kalorësi, me një vdekje që niset përditë në udhëtime dasme. Klasik, por alogjik; tradicional, por fantask; ai është gjenia e një vendi e përqendruar në një qenie të vetme: mospërfillës, ekstremist, kontradiktor. Që në moshën 30 vjeç, Lorka u bë legjendë, ashtu si Servantesi në sytë e fshatarëve të Mançës, një mishërim i kalorësit me fytyrë të vrerosur. I çmishëruar nga kjo legjendë, ishte e natyrshme që ai të zhdukej, kur nisi lufta vëllavrasëse: do të ishte fyerje për Spanjën që po sakrifikohej të mos bënte theror poetin e saj të madh."

Alain Bosquet

"Garsia Lorka u bë martir i luftës dhe hyri në radhën e fatlumëve si gjeniu unik i brezit të tij që ishte brez gjenish. Libri "Poeti në New York" ngjan më surealist, por ai është më kozmopolit; po kështu, edhe përmbledhja "Romancero" nuk i përket letërsisë regjionale apo ekzotike."

Francisco Umbral

"Çfarë ishte Garsia Lorka, poet lirik apo dramaturg? Me kalimin e kohës, kur vepra e tij pasurohet e shpaloset më tej, kjo pyetje nuk ka kuptim. I shumëfishtë e niktalop, Garsia Lorka i përzien të gjitha zhanret dhe krijon një frymëmarrje të re që nuk resht asnjëherë. Historia e asaj që pret dhe po vdes, duke pritur kënaqësinë, një takim, zbulimin e vetvetes, është një ndër temat madhore të Federiko Garsia Lorkës. Trilogjia e tij rurale, e cila përbën kulmin e artit të Lorkës, është një provë e shkëlqyer e antidogmatizmit të tij të furishëm. Në veprën që shkroi Lorka, Spanja stërgjyshore dhe rurale, e zhytur në fanatizëm, e kallkanosur nga një traditë që i zinte frymën, i lëshon vendin Spanjës mikroborgjeze dhe qytetase: Bernarda Alba nuk është më vetëm një xhelate, por edhe një viktimë. Sa për vajzat e saj, ato janë viktima dhe xhelate."

Gerard de Cortanze

"Garsia Lorka ka një imagjinatë mitike. Për mua, kjo gjë shpjegon suksesin e tij në një botë të çhumanizuar. Ai na kujton lidhjen e dikurshme midis njeriut dhe natyrës. Për mendimin tim, poezia e tij është dramatike dhe teatri i tij është gjithëpërfshirës: ai ka brenda poezinë, muzikën, vallen. Po të më detyroni të zgjidhja, unë do të merrja poezinë. Sinteza që bën më populloren dhe ultramodernen, krijon një simbiozë të pazakontë. Unë nuk njoh një rast tjetër të ngjashëm me të. Përzierja e muzikores dhe e poetikes, e antikes dhe e modernes, kurrë ndonjëherë nuk qe bërë kështu te një person i vetëm."

Ian Gibson

"Garsia Lorka është një krijues – Prote'!Përmendorja më e bukur për Lorkën janë dy qiparisa te dyert e Granadës. Ata i patën mbjellë poeti dhe vëllai i tij para Huerta de San Vincente, shtëpia e mbuluar me lulevile ku banonte familja e tyre dhe kishte përballë Sierra Nevadën. Sot, këta drurë kanë një pamje vangogeske, pa lidhje me mjedisin mizor: një arë e vogël me misër, e rrethuar nga ndërtesa e lagjes së jashtme."

Jean – François Fogel

Mbi autorin

Poeti dhe dramaturgu Federiko Garsia Lorka lindi në Fuentevaqueros të Granadës më 1898 dhe u pushkatua nga frankistët në Granadë më 1936 në fillim të luftës civile. Ai rridhte nga një familje borgjeze andaluziane, liberale dhe e kamur. Megjithëse nuk ishte besimtar, ai ishte ushqyer me traditën e krishterë. Kishte prirje të theksuar për artet (sidomos për muzikën), ishte poet i lindur.

Lorka kishte simpati për njerëzit e shfrytëzuar dhe dinte të harmonizonte në veprën e tij trashëgiminë popullore të folklorit me artin më bashkëkohor. Në lirikën e tij zënë vend njëkohësisht temat tradicionale andaluziane dhe ato të poezisë refleksive, hera – herës surealiste. Më 1935, Lorka krijoi trupën teatrore "Baraca" që i bëri të njohura veprat e klasikëve deri në qytetet e vogla spanjolle.

Në këtë periudhë, ai shkroi disa pjesë teatri ku ngjizeshin fantazia dhe pasioni andaluzian. Arti i Lorkës mbetet gjithnjë "ligjërimi", refuzim aktiv i ndarjes midis qenieve, dëshirë për të komunikuar. Te kjo dëshirë, ai shihte burimin e çdo arti, arsyen e shprehjen lirike. Veprat e tij kryesore poetike janë: "Këngë" (1921), "Romanca cigane" (1928), "Poemë e kanto kondos" (1931), "Vajtim për Injacio Sançes Mehijas" (1935), "Poeti në Nju Jork" (1940).

Detajet e librit
Te tjere
2571
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.
69,00 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU001621

Botuesi: Dija-Poradeci

Manifest per nje teater modern, Patrick Dubost

Titulli: Manifest për një teatër modernOrigjinali: Manifeste pour un theatre modernePoezi bashkëkohoreAutori: Patrick Dubost Shqipëroi: Afroviti Gusho, Kopi KyçykuShtëpia botuese: DIJA PoradeciViti: 2010fq. 80Pesha: 0.10 kg ISBN: 978-99956-98-12-6
34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 
69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2843

Botuesi: Te tjere

Delfin, Robert Lowell

Lowell – i, në jetën e tij poetike, e kreu dy herë detyrën e dytë dhe ishte i vetëdijshëm se ç'bënte në të dyja herët, pas shumë përsiatjesh e me shumë ndjeshmëri. Kur them se dinte çfarë bënte, nuk kam parasysh një program të parapërgatitur se ç'duhej bërë e arritur.
69,00 SEK
More
In Stock

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.
115,00 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.
69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".
57,50 SEK
More
Ka mbaruar