lekures rrjedh shikimi, olga sedakova
  • lekures rrjedh shikimi, olga sedakova

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

SKU000182
Ideart

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

57,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lëkurës rrjedh shikimi
Gjinia: Poezi
Autori: Olga Sedakova
Shqipëroi: Argon Tufa
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 136
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99943-868-1-6

Mbi librin

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Poezitë e saj i përndrit së brendshmi drita e zjarrit të përjetshëm, e dridhshme e alarmike kumbon muzika e fjalës ("dhe fjala fjalës i gjegjet"), ritmet elegante i përcjell asketizmi metaforik, në to ka shumë gjëra të pathëna gjer në fund, aludime që të çojnë në zanafillë të botërave mitike, filozofike e teologjike.

Në vargjet e saj janë të ndjeshme vetë tabutë estetike dhe etike, çka është për t'u përshëndetur në këtë shekull më fjalor të diskriminuar, që ushtro ironinë dhe modën në Zotin. Ajo është, si rrallë kush në poezinë ruse, një poete vizionare, e vazhdueshme e denjë e poezisë së madhe të Hlebnikovit, Mandelshtamit, Pasternakut, Ahmatovës, Brodskit etj.

Detajet e librit
Ideart
SKU000182
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Dielli i dashurisë, Xhelal ed-Din Rumi

Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta  në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
138,00 SEK
More

Referenca: 2166

Botuesi: Argeta LMG

Lirika, vol. 1, Henrik Hajne

Titulli: Lirika, vëllimi lOrigjinali: Lirika, vëllimi lGjinia: PoeziAutori: Henrik HajneShqipëroi: Lasgush PoradeciShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 272Pesha: 0.28 kgISBN: 978-99956-17-20-X
80,50 SEK
More

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
138,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Ballo me maska në park, Anna Ahmatova

Qëllon që shfaqen së pari në vendin e vet e pastaj shtegtojnë te të tjerët, por ka nga ata që, të mbijetuar nëpër mërgime, mbërrijnë më në fund në atdhe.
115,00 SEK
More

Botuesi: Aleph

Toka e shkretë, E mërkura e përhime, Katër kuartete, T. S. Eliot

Eliot – i arrin t'i dëgjojë Muzat – sirena, ndonëse me ndërprerje, vetëm atëherë kur ai ka flakur konvulsionet e nervave të tij në forma të rregullta mbi ekranin estetik të tekstit. Të bëjë përpjekjet e ndarjes kompozicionale – të vështrojë brenda Çmendurisë së vetes prej anës së jashtë të kësaj Çmendurie së vetes prej anës së jashtme të kësaj Çmendurie.
92,00 SEK
More

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...
57,50 SEK
More