• Banner

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

4,95 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kapërcimi i oazeve
Gjinia: Poezi
Autori: Maria Luisa Spaziani
Shqipëroi: Silvana Leka
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 136
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99943-868-0-8

Mbi librin

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Mes hovesh dhe gëzimit, mes trazimit dhe pasionit, Maria Luisa Spaciani ka krijuar një prej përmbledhjeve lirike më të kulluara, më këmbëngulëse, kërcënuese dhe përndjekëse, të poezisë së sotme italiane.

Mbi autoren

E kandiduar dy herë për Çmimin Nobel për Letërsinë, përkatësisht në vitin 1990 dhe sërishmi më 1992, Maria Luisa Spaziani (torinese që jeton në Romë) mbetet një nga figurat qendrore dhe më interesante të poezisë bashkëkohore italiane.

Në vitet '50, ajo pati një lidhje intime me poetin Eugenio Montale dhe ishte frymëzimi për personazhin "La Volpe" në poezitë e tij. Poezia "Da un lago svizzera" e Montales është një anakrostik që formon Maria Luisa Spazianit. Në vitin 1995, Spaziani e botoi korrespondencën e saj me Montalen, prej tetëqind letrash.

Ajo është kryetare e Qendrës Ndërkombëtare "Eugenio Montale" që ndan çmimin letrar "Premio Montale". Si një nga poetet më me shumë personalitet në letërsinë bashkëkohore italiane, që në vitin 1954, ajo filloi të botojë përmbledhjet e saj të shumta poetike tek shtëpia botuese Mondadori, ku boton edhe sot.

Një roman i vërtetë dashurie: kështu mund ta përkufizojmë dhe duhet ta lexojmë këtë libër që është një vepër sa e gëzueshme, aq edhe befasuese, sepse na ofron përmasa të reja të punës krijuese poetike të Maria Luisa Spazianit, e aftë ta bëjë lexuesin pjesë të freskisë dhe harmonisë së fjalës së vet.

Mes hovesh dhe gëzimit, mes trazimit dhe pasionit, Maria Luisa Spaciani ka krijuar një prej përmbledhjeve lirike më të kulluara, më këmbëngulëse, kërcënuese dhe përndjekëse, të poezisë së sotme italiane.

Detajet e librit
Ideart
SKU000177
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2842

Botuesi: Te tjere

Tek era e kam shpetimin, A. R. Ammons

Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne.

Çmimi 5,95 CHF
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000481

Botuesi: OMSCA-1

12 poete rumune, Antologji

Titulli12 poetë rumunëAntologjiPërzgjodhi dhe shqipëroi nga origjinaliDionis BubaniPërmbanMihai EmineskuViktor EftimiuLuçian BlagaHoria VintilëEmil ManuNikita StëneskuNikolae LabishMarin SoreskuGjeorgje TomozeiNe

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)