e kuqja eshte blu, poezi, edoardo sanguineti
  • e kuqja eshte blu, poezi, edoardo sanguineti

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

SKU000169
Ideart

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.

4,25 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: E kuqja është blu
Origjinali: Il rosto è blu
Gjinia: Poezi
Autori: Edoardo Sanguineti
Shqipëroi: Silvana Leka
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 88
Pesha: 0.143 kg.
ISBN: 978-99943-695-9-8

Mbi autorin

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale, i mjaft studimeve kritike, eseve dhe komenteve letrare e kulturologjike siç janë ato mbi Danten, Pascoli – n etj.

Sanguineti është gjithashtu autor i antologjisë sfiduese "Poezia italiane e nëntëqindës", si dhe përkthyes i Euripidit, Senekës, Xhojsit etj. Veprat e tij më të rëndësishme poetike janë "Laborintus" (me të cilën nis neoavanguardia në poezinë italian), "Opus metricum" dhe "Erotopaegnia", "Triperuna", "Nga Purgatori në Ferr", seria poetike "Reisebilder", "K. dhe gjëra të tjera", "Postkarten" etj.

Detajet e librit
Ideart
SKU000169
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...
6,38 GBP
More

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.
8,50 GBP
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...
3,40 GBP
More

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
10,20 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Mendje dimri, Wallace Stevens

Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.
6,80 GBP
More

Botuesi: Pegi

Poezi të zgjedhura, Rainer Maria Rilke

Veprat e tij më të njohura përfshijnë përmbledhjet me poezi të titulluara “Elegjitë e Duinos” dhe “Sonete për Orfeun”, si dhe vëllimin e titulluar “Letra një poeti të ri”. Poezitë e përfshira në këtë botim janë përzgjedhur nga përkthyesi Arb Elo dhe u përkasin kryesisht dy përmbledhjeve të lartëpërmendura.
6,80 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Paul Celan

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
5,95 GBP
More

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
25,50 GBP
More

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...
6,80 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
4,25 GBP
More

Referenca: SKU000188

Botuesi: Ideart

Nuk di ne se deti, poezi, Claudio Pozzani

Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është
4,25 GBP
More