Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Quaderni, Koçi Petriti
  • Quaderni, Koçi Petriti

Quaderni, Koçi Petriti

rej ngasjes lodërtare papritur lodrat plasën,
Sikur jehon’ e luftës, mbas vitesh erdh së largu,
Fëmia ndërroi formën, fuqit’ e tij gajasën
Nga coprat e metalta, në copra mishi e gjaku.

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Quaderni
Origjinali: Quaderni
Kategoria: Poezi
Autori: Koçi Petriti
Botues: Maluka
Viti: 2015
Pesha: 0.290 kg
ISBN: 978-9928-134-55-4
Ky libër është në gjuhën shqipe


Pjesë nga librin

Nën strehët e një shkëmbi ato i zbuloi shiu,
Mbi to kishte klloçitur kaq herë porpolloku,
Një ditë përmbi “lodrat” buzqeshje e diellit ngriu,
Një ditë atje u zgjatën dy doçka çamarroku…

Dy doçka kureshtari një dit’ atje u zgjatën,
Me ligj të pakuptushëm vajtonin zogj e plepa,
Me gishta të padukshëm dëshira që mbjell natën
Ia fshehu ato bomba fëmijës nëpër xhepa.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928134554
ean13
9789928134554
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Hyllirikum, për monadën e detit dhe barkun e dheut, Krenar Zejno

Ndërkaq, e sikur nën tjetër nur e hir hënor, pozon barka ende e shlirëNatyrshëm muzgut për ndonjë piktor. Që vjen diku e ndryn varkaNë tablo si të dojë ta llokoçisë sfondin me det e të shtrijë penelin nëpërtrajta ovale e forma të ndjera vezake, në prani të ngjyrës klasike mavi!
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Harrim në katër sy të bukur, Alisa Velaj

Poezitë nuk vijnë thjesht si përjetime të çastit apo çlirime spontane të shpirtit, por të strukturuara sipas një mendimi poetik të qartë, me një vetëdije autoriale të qëndrueshme dhe të qëllimshme.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Këngë nga Rruga e Farkëtarëve, Ndriçim Ademaj

Ditët e miakalojnë si re t'hutueme nën qiellin tand...Nji ditë, prej teje ka me ardhë ai shika me m'lagë, ndoshta me m'mbytë,e ti ke me i pa retë e miaqysh ikin kokuluna për askundndoshta ke me u mallu e me kujtu sa fort t'kam dashtëe sa pak jam rujtë prej dashnisë teme...
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000137

Botuesi: Ideart

Sa pak qiell, Pano Taci

Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta “dresojë” dhe “urtojë” muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të “egra”, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund t
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Rastësisht me dashje, Jamarbër Marko

Unë jam loti Ti je syri Jam pranë teje Për të zbutur dhimbjen E në të vërtetë Bie poshtë Për  t’u shfaqur në fytyrën e një tjetri Unë jam syri Ti je loti
500 Lekë
More
Në gjendje