Vepra 1: Poezia, Zef Zorba
  • Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Princi

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke pasur parasysh edhe entuziastin e poezisë, edhe studiuesin e saj. 

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra 1: Poezia

Origjinali: Vepra 1: Poezia

Gjinia: Poezi

Autori: Zef Zorba

Shtëpia botuese: Princ

Viti: 2021

Fq. 381

Pesha: 0.426 kg

ISBN: 978-9928-4614-5-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vepra 1: Poezia është menduar që të përfshijë gjithë lëndën poetike të mbrujtur nga Zef Zorba, si krijimtarinë vetjake, ashtu edhe poezinë e shqipëruar prej tij nga poetë të ndryshëm që përzgjodhi. 

Vepra botohet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së autorit.

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke pasur parasysh edhe entuziastin e poezisë, edhe studiuesin e saj. 

Në librin e parë, që përkon me botimin e tretë të librit Buzë të ngrira në gaz, përveç poezive që janë futur në botimet e mëparshme, janë shtuar poezi që botohen për herë të parë, të cilat janë gjetur viteve të fundit nga bijat e tij. Një pjesë prej këtyre poezive janë përkthime të krijimeve të Zorbës të bëra në italisht prej tij. Pjesa tjetër janë disa poezi që puqen me fillimet, udhën poetike dhe fundin e krijimtarisë së tij. Këto poezi të shtuara i janë bashkëngjitur strukturës së Librit të krijuar nga Zorba, duke ndjekur rendin kronologjik. Kësisoj,  janë grupuar në ciklin me emërtesë editoriale “Zanafilla” tri poezitë më të hershme, të cilat janë shtuar para ciklit "Elemente".

Po ashtu, është shtuar një cikël me emërtesë editoriale “Përmbyllja” pas ciklit të fundit "Në zgrip". Në të janë futur dy poezi të pabotuara më parë, si edhe “Baladë dritash për Lalin”. Kjo e fundit u përfshi në këtë cikël ngase u shtua në botimin e dytë të librit Buzë të ngrira në gaz (Princi 2010) dhe nuk ka qenë brenda Librit (shënimi 1). Pjesa tjetër e poezive që shfaqen së pari në këtë botim, janë futur në trupin e cikleve ekzistuese, në përputhje me rendin kronologjik. Gjithë renditja e poezive në këtë botim është bërë duke marrë për bazë Librin, si dhe u krahasuan poezitë e gjetuara në Fletore (shënimi 1) dhe jashtë tyre, në formën e  letrave të veçuara apo në fletore më të vogla. Meqë u vu re se midis dy trajtave të së njëjtës poezi kishte ndryshime dialektore, përpunime leksiku dhe ndryshime të strukturës poetike, krahas poezive të Librit u vendosën gjithë të ngjashmet e tyre të shkruara fillimisht në Fletore (në fund të librit të parë jepen edhe konkordancat përkatëse).

Detajet e librit
Princi

Referencat specifike

isbn
9789928461452
ean13
9789928461452
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000765

Botuesi: Onufri

Antologjia e poezise shqipe, Bashkim Kucuku

Titulli: Antologjia e poezisë shqipe bashkëkohorePërgatiti & redaktoi: Bashkim KuçukuShtëpia botuese: Onufri462 f.; 21 cm.ISBN 978-99943-42-41-9Pesha: 0.6 kgMbi librinPoezia shqipe e gjysmës së dytë
103,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Fal shpirtin, Aurora Celiku Minga

Në 1997 largohet në SHBA ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ka mbaruar studimet për Edukim dhe Sociologji dhe sërish punon si mësuese në Sistemin Arsimor Publik Amerikan. Aurora shkruan poezi për pasion, një dashuri që u konkretizua me këtë vëllim.
80,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Humbësi i lumtur, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 
143,75 SEK
More

Botuesi: Onufri

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.
115,00 SEK
More