• Banner

  • Çmim i zbritur
  • I ri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.

2 000 Lekë
1 700 Lekë Ruaj 15%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dorëshkrimet e fshehta të burgut (kopertinë e trashë)

Origjinali: Dorëshkrimet e fshehta të burgut

Gjinia: Poezi

Autori: Visar Zhiti

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq. 608

Pesha: 0.873 kg 

ISBN: 978-9928-354-11-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Komente

Këto poezi janë martire!... Duhet të rilindin ashtu, për të marrë vendin që u takon në altarin e shenjtë të Letërsisë!…dorëshkrimet e fituan lirinë, duke i çelur rrugë, me historinë e tyre, një tjetër historie!

                                                                         Andreas Dushi

Përpara kësaj relique përulem dhëmbshurisht. Dorëshkrimi i Visarit, i poezive të burgut, të krijuara në fillim në mendjen e tij, në qeli, kur e arrestuan dhe pastaj të shkruara fshehurazi në kampet e rënda të Spaçit e të Qafë Barit... Nuk besoj se gjendet libër tjetër me poezi me fat të tillë marramendës... se edhe librat kanë fat, me kaq shumë ankth dhe tmerr...

                                                                        Eda Agaj Zhiti

...janë fletë të tmerrit... Mbase ka, por unë nuk kujtoj e mbi të gjitha nuk kujtoj kështu një vepër kaq të freskët e të menjëhershme, të lidhur aq ngushtë me botën që zbulon dhe dëshmon... por këto janë dhe fletë triumfuese të poezisë... Liria mban vargjet e Visar Zhitit, edhe kur janë të pushtuara nga argumente të zymta...

                                                                     Mario Luzi, poet italian

Libri me poezi i Visar Zhitit është më turbulluesi që kam lexuar ndonjëherë. Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t’ia ndryshojë lexuesit vizionin për botën. Merreni dhe mbajeni fort!..

                                                                     Kevin Higgins, poet dhe kritik irlandez, botues në Angli

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.

                                                                    Robert Elsie, albanalog kanadezo-gjerman

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000549

Botuesi: OMSCA-1

Thesaret e frikes, Visar Zhiti

(0)

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000887

Botuesi: OMSCA-1

Ne kohen e britmes, Visar Zhiti

(0)

Përsëri shkrimtari Visar Zhiti u jep letrave shqipe një vepër dinjitose, romanin "Në kohën e britmës", për të cilin  mund të themi me plot bindje se është ndër më të mirët e kohëve të fundit në letërsinë tonë, duke shpalosur edhe njëherë fuqishëm talentin e mrekullueshëm të këtij autori.

Çmimi 680 Lekë Çmimi i zakonshëm 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Valixhja e shqyer, Visar Zhiti

(0)

"Valixhja e shqyer" është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese "OMSCA-1". I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe "historinë" e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e...

Çmimi 595 Lekë Çmimi i zakonshëm 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Si na erdhi ai, i ndaluari, Visar Zhiti

(0)

"Si na erdhi ai, i ndaluari..." është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhimbjen. Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.

Çmimi 680 Lekë Çmimi i zakonshëm 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000865

Botuesi: Te tjere

Pa titull, Robert Thomanikaj

(0)

Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.

Çmimi 281 Lekë Çmimi i zakonshëm 330 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001983

Botuesi: Vernon Publishing

Kenge te reja, Migena Ramaj

(0)

Migena Ramaj është një emër i ri në fushën e letrave në shqip me një përfshirje të konsiderueshme në prozë, e veçanërsisht në poezi. Është autore e "Melodia e dashurisë sime", botuar më 2005 dhe ribotuar më 2011; autore e vëllimeve me poezi: "Mesi i dhimbjes", "Midis ëndrrës".

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU001956

Botuesi: Toena

Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

(0)

Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

(0)

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj

Çmimi 340 Lekë Çmimi i zakonshëm 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000138

Botuesi: Ideart

Shenjat e dores, Lindita Arapi

(0)

…përherë e papre ky zë, timbri i tij plot dritëhije dëgjohet gjithmonë në vargjet e poetes Lindita Arapi, një metrikë e heshtur dhe e fshehtë: (gjithmonë) vazhdueshëm në luhatje, vibrim, shkrirje njësh nga figura në figurë, mes Momentales dhe së Vazhdueshmes, lënie lamtumire dhe Rikthimi; Ludvig Hartinge

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

(0)

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...

Çmimi 1 700 Lekë Çmimi i zakonshëm 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Gjumi i tokes, Ali Podrimja

(0)

Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që, me dhimbje e mundime prometeiane, hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut.

Çmimi 425 Lekë Çmimi i zakonshëm 500 Lekë
More
Ka mbaruar
chat Përshtypjet (0)