Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj
  • Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj

Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj

Onufri

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Këngë e verdhë zogu në mesnatë

Origjinali: Këngë e verdhë zogu në mesnatë

Gjinia: Poezi

Autori: Alisa Veliaj

Shtëpia botuese: Onufri 

Viti: 2021

Fq.272

Pesha: 0.406 kg

ISBN: 978-9928-313-83-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi autorin

Alisa Velaj ka lindur në nëntor të vitit 1982 në qytetin e Vlorës. Është autore e katër vëllimeve me poezi: “Përanash Flakës”, “Tej kthellës së epërme”, “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” dhe “Hareja në ajrin e një kocke fyelli”. “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2019.

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.

“Këngë e verdhë zogu në mesnatë” vjen si antologji e poezive të saj përgjatë 20 viteve.

Komente mbi librin

Ky libër sjell një poezi me plot gojën, domethënë një vetëshprehje të bukur, një zbrajze në vargje e në struktura poetike të atyre situatave kur ekzistenca jonë si avulli në enën në vlim del përtej nesh, prek në përjetësinë e natyrës e mbase rroket me të, rroket aty në eter ku fantazmat tona përpëlitëse kthehen në qëndrueshmëri fjalësh, pra në pëlhurë të endur prej fjalësh poetike. Poetja ka arritur një shkallë të merituar të pjekurisë poetike dhe ka shënuar arritje që nuk janë vetëm brenda vazhdimësisë së saj krijuese.

                                                                    Sadik Bejko “Shtjellë reje, shtjellë zjarri”

“Tej kthellës së epërme” i autores Alisa Velaj është një vëllim poetik që vjen në letërsinë shqipe, si konfigurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare, por dhe si një gjurmë drite drejt atij udhëtimi të pandalshëm të përkryerjes fjalë, duke përafruar e unisuar vlerat shpirtërore universale një me mendimin më bashkohor e elitar sot!

                                                                    Agron Shele “Tej kthellës së epërme”

 

Poezia e saj vjen si një ankth i brishtë i arratisur nga rutina e përdit- shmërisë drejt magjisë së natyrës. Ajo shqetësohet vetëm për furtunat që trandin  shpirtin e saj. Vargjet i gjen ndër damarët e  ujërave të heshtura që rrjedhin gjithnjë nën tokë. Ndalon aty ku dielli i zjarrtë shuhet në blunë e detit, aty ku cicërimat e zogjve struken te Shtëpia e Këngës… e zgjon melodi të pamehshme e autentike brenda vetes.

                                                             Ledia Dushi “Hareja në ajrin e një kocke fyelli”

 

Kur lexon poezitë e Velajt, para syve të hapen dallgëzime detesh, pemë, lule… Një panoramë e pafundme imazhesh, duke të krijuar në mendje tinguj të dhjetëra llojeve të muzikës: ison labe, arie, vaje, këngë dasmash, ninulla, e deri së largu, te muzika kelte. Nëse një të verbëri, që kurrë nuk e ka parë dritën e kësaj bote do t’i lexoheshin këto poezi, ai patjetër do të krijonte imazhet e ngjyrave dhe përceptimin e botës. Një kahje drejt së natyrshmes, së bukurës dhe vitales. Me një leksik të përzgjedhur si rrjedhë mjalti, butë, duke qumështuar shpirtërat njerëzorë.

                                                                       Shqiponja Axhami

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928313836
ean13
9789928313836
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001640

Botuesi: Princi

Buzë të ngrira në gaz, Zef Zorba

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali.
500 Lekë
More

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...
300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Erotika, Artan Gjyzel Hasani

Çdo natë femra që zgjova te tiArratiset nga gruaja që ka aiDhe në shtratin tim fle një tjetër(histori dashurie... sa bota e vjetër...)
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Vetmia nuk është më e ve, Akri Çipa

Në kohën e botimit të këtij libri, autori është student i ekselencës për Master Shkencor në Columbia University, New York. Ky është libri i tij i tretë, pas vëllimit të parë me poezi "Në modernitet humbëm..." dhe librit intervistë – ese "Jemi që pa ardhur deti".
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bard

Gabimi i shqisave, Dije Demiri- Frangu

Subjekti lirik i poezisë së Dije Demiri- Frangut është një qënie që jeton në kafaz, që po tkurret gjithnjë e më shumë, që po zhbëhet dalëngadalë, nën ndryshimin e erozionin e pamëshirshëm të kohës.
700 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Melodi trishtimi, Romario Xhaferri

Në këto kohë të vështira për librin hyrja e një poeti në derën e botuesit e dyfishon sikletin e këtij të fundit, kur kujton episodet e përsëritura me tregtarët (termi "libër-ar" nuk vlen në tregun shqiptar) e librit, të cilët kanë ngritur një pritë disashkallëshe: për librat me poezi nuk e kalon dot as trotuarin e kioskës, jo më të ofrohesh!
800 Lekë
More