• Banner

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.

7,93 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Kryqi i harresës

Origjinali: Kryqi i harresës

Gjinia: Roman

Autori: Flutura Açka

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2004

Fq. 205

Pesha:0.175 kg

ISBN: 978-9928-4241-2-9

Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin


Flutura Açka, Hollandë, 2003 Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetë vjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një famijle, një qytet e më gjerë në "grackën" e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia, - plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm.

Fatalitet, rikthim përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzin personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar herë duke u tretur në një. Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.   Rreth Autores Flutura Açka ka lindur më 4-6-1966 në qytetin e Elbasanit. Ka kryer studimet e larta për Ekonomi, dega Statistikë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 2001 në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan. Pasi punoi tre vjet në profesion, vazhdoi si gazetare në gazetën e rrethit të Elbasanit "Fjala e lirë" dhe më pas në gazetën e pavarur "Ku vemi?".

Qysh prej themelimit, në vitin 1992, deri në vitin 2000 ka punuar si administratore dhe më pas redaktore e botimeve në Shtëpinë Botuese "Onufri". Në vitin 2001 themeloi Albanian Literary Agency dhe aktualisht drejton edhe botimet e Skanderbeg books Tiranë.Eshtë fituese e Çmimit Ndërkombëtar "Lira e Strugës" në "Netët Poetike të Strugës" të vitit 1997.Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë në moshën 35-vjeçare në konkurimin e Çmimit të Madh Tivoli-Europa në Itali.Ajo është përfshirë në antologjitë e poezisë shqipe të botuara në gjuhë të ndryshme dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në Francë, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, SHBA, Maqedoni. Burimi: www.albliterature.com

Detajet e librit
SKU000008

Të dhënat

Autori
Flutura Açka

Referencat specifike

isbn
9789928424129
ean13
9789928424129
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Quaderni, Koçi Petriti

rej ngasjes lodërtare papritur lodrat plasën,Sikur jehon’ e luftës, mbas vitesh erdh së largu,Fëmia ndërroi formën, fuqit’ e tij gajasënNga coprat e metalta, në copra mishi e gjaku.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000627

Botuesi: Te tjere

Diku, dike, dikush, Edmond Shallvari

Titulli: Diku...Dikë...Dikush... Poezi Autori: Edmond Shallvari Enti botues: Dija Vendi dhe Viti: Pogradec; Mars, 2008 f. 96 Pesha: 0.07 kg.   Mbi Librin dhe Autorin Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e

Çmimi 2,97 CHF
More
In Stock
Përshtypjet (0)