• Banner

Princesha Argjiro, Ismail Kadare

Princesha me djep në krahë
U vërvit nga kulla poshtë...
Dallëndyshet i ke parë
Kur mësojnë vjeshtës zogjtë?

2,60 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha Argjiro
Origjinali: Princesha Argjiro
Gjinia: Poemë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2001
Fq. 64
Pesha: 0.107 kg.
ISBN: 978-99927-45-82-7

Fragment nga libri

Princesha me djep në krahë
U vërvit nga kulla poshtë...
Dallëndyshet i ke parë
Kur mësojnë vjeshtës zogjtë?

Rrugën e parë në jetë
Me foshnjën bënte princesha.
Në qiell t'atdheut përpjetë
Ajo mbeti, e varur peshë.

Ajo bije e nuk po bije,
Një shami në hapësirë.
Pezull mbi shekujt me hije
Si ëndërr e bardhë ka ngrirë.

Komente mbi autorin

"Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri."

John Carey, kryetar i jurisë së çmimit "Man Booker International"

"Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin "Booker". Roth, Grass, Updike, Lessing, McEwan, Spark dhe Garcia Marquez janë titanët e letërsisë moderne, por çmimin e parë ndërkombëtar "Booker" e fitoi gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare."

The Guardian

"Kadare, një poet e romancier shqiptar, disa nga librat e të cilit u ndaluan nga regjimi komunist, mund katër fitues të Çmimit Nobel për të fituar çmimin ndërkombëtar Man Booker International. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë europianë dhe është krahasuar me Gogolin, Kafkën dhe Oruellin."

The Times

"Vepra e Kadaresë është një nga veprat më origjinale dhe më të shquara të këtij shekulli."

Èric Faye

"Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura."

Dominique Fernandez

"Sado e ndryshme që të jetë Shqipëria nga Suedia apo Franca, ajo ka nxjerrë në dritë një gjeni. Kadareja njihet në të gjithë planetin; të kurorëzosh Kadarenë nuk do të thotë ta emanciposh atë: do të thotë të emancipoheni vetë ju."

Alain Bosquet, letër drejtuar jurisë së çmimit Nobel

"Zëri i tij është unik, ai nuk është fare i ngjashëm me atë që ne e quajmë shkrimtar "bashkëkohor", megjithëse ai gjithnjë ka reaguar përballë kohës që jeton. Ta lexosh atë të duket sikur sheh pendulin e shekujve të historisë ballkanike dhe të shkuarën e të ardhmen e Europës që shkon sa para mbrapa."

Julian Evans, kritik anglez

"Në vështrim të parë, vlerësimi ndërkombëtar i autorit mund të të çudisë, sepse Kadareja shkruan kryekëput vetëm për Shqipërinë. Por ato ngjarje që s'ia vlen t'u hedhësh sytë në anë të botës, ai i shndërron në letërsi botërore."

Anjez Hyfner

"Asgjë nuk mund të përballet me penën e hidhur të Kadaresë, që vërvit mbi Historinë njerëzore shpërthimin e një të qeshure shekspiriane. Kina e Kadaresë (Koncerti) me figurantët dhe sozitë e saj, është krejt e njëmendtë. Dhe kaq e stërmadhe saqë grotesku fiton përmasa kozmike."

Andrè Clavel

"Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane."

Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris

Detajet e librit
SKU000791

Të dhënat

Autori
Ismail Kadare

Referencat specifike

isbn
9789992745827
ean13
9789992745827
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.

Çmimi 13,01 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Lum Lumi, Ali Podrimja

Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: 2627

Botuesi: Onufri

Kohe per askund, Arben Shehi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (1)
Grade