Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Oksimoron,  Maklena F. Nika
  • Oksimoron,  Maklena F. Nika

Oksimoron, Maklena F. Nika

Toena

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj poetik.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Oksimoron

Origjinali: Oksimoron

Gjinia: Poezi

Autori: Maklena F. Nika

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 128

Pesha: 0.256 kg

ISBN: 978-9928-327-52-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Maklena Nika shfaqet si një ndjeshmëri piktoreske në realitetin e poezisë shqipe. Ajo ka një reagim ndaj ngjyrës (blu, e bardhë, e kadifenjtë, gri), dritës, hijeve dhe reflektimeve plurale brenda së njëjtës brendi.

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj poetik. Të njëjtën veti pashë në poezinë e saj rreth dritës: drita e egos, drita e dritës, e ideve, etj (ka ditë / plot dritë e ajër e ngjyrë / ka ditë të diellta e të kthjellta / me kurora të dafinta apo gdhend dritën në ëndrrat e mia).

Kultura shfaqet si nëntekst në metaforën e kësaj poezie. Mediumi - (tjetri) - për përftimin e vetes. Dhe mendimi, bashkë me kufizimin shfaqet si i vetmi lokacion i qenies. Kjo poezi, disa herë e thellë, disa herë prezente, disa herë e njeh frikën, por edhe autoritetin e frikës së vdekjes. Por, në patosin e saj të padukshëm ajo mbetet thellësisht feminine dhe vetëperceptive, thuajse të qenët autentik me ndjenjën është e vetmja përjetësi e qenies simbolike. Pluraliteti i ndjeshmërive për të njëjtin objekt ndjesor, është edhe vetia më origjinale që unë zbuloj në poezinë e krijueses Maklena Nika.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928327529
ean13
9789928327529
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...
19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Yjet bien për dashurinë, Miço Mone

Deri atë ditë I kisha të gjitha hapësira pushtoja dhe horizonteve vrapoja i shpenguar, me besim të patundur isha, pranë e ndjeja si far ne tramundan e dallgë, si udhërrëfyes e kisha...
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000117

Botuesi: Ideart

Anija e gjumit, Arian Leka

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Zgjimi i thellësive, Xhevahir Spahiu

Po të jetë poezia diçka e ngrirë, si një trung, atëherë sipas autorit i kemi këmbët në tokë. Ai u bën thirrje zogjve t’i nxjerrin sytë këtij armiku, por nuk sqaron se kush është ky armik, prandaj poezia tingëllon armiqësore, si diçka që i bën sfidë shoqërisë.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Zoti zbret mbi jaseminë, Shqiponja Axhami

Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër.
6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bard

Shënime nga shpella, Ag Apolloni

Unë dhe Zeusi jemi shpellarë, perëndi supreme kemi zotin Zjarr. Ti pyet pse rri në terr e në të ftohtë.  Besomë se as nën diellin tuaj s’është më dritë e më ngrohtë. 
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Antologjia e poezisë së "A dangerous method"

Poezitë dhe imazhet e këtij grupimi nuk janë romantike, edhe kur flasin për dashurinë. Romantizmi pushon që qeni i tillë, sapo ngre krye ironia apo grotesku, që i bën poetët e këtij grupimi "të rrezikshëm".
7,43 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001757

Botuesi: Te tjere

Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare.
5,95 CHF
More
Ne gjendje