• Ka mbaruar
Sonete, Eqrem Cabej
  • Sonete, Eqrem Cabej
  • Sonete, Eqrem Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

SKU000779
Cabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Sonete
Poezi shqiptare
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2008
f. 60
Pesha: 0.22 kg.
ISBN:78-99927-33-93-6

Mbi librin

Botohen për herë të parë sonetet që gjuhëtari Eqrem Çabej ia pat kushtuar të shoqes, Shyhretit, dhe dy sonete për tronditjen që i shkaktoi jetës së tij humbja e të birit.   Nuk është e vështirë që lexuesi të dallojë se sa të përsosura janë ato formalisht, se gjuhëtari në këtë rast i ka shërbyer poetit kurse ky i fundit i është bindur ndjenjës.

Është e rrallë gjithmonë të marrësh prej artit emocione në gjendjen fillestare, të pandikuara nga akademizmi i dijeve, i kulturës dhe formave cerebrale të përpunimit të informacionit të brendshëm njerëzor. Lexuesi ka për të ndjerë se nuk i këndohet një ideali utopik, dashurisë apo një jete të pamundur. Vargjet kanë një optimizëm të kthjellët sepse besojnë që njeriut të cilit i falet dashuria, përunjësia, dlirësia, detet, ekziston, është real:   "Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

"Sonetet, që janë të pakta në numër, vetëm 18, janë shkruar në vitet 1949-‘50, kur është njohur me nënën time. Ato janë sonete dashurie në këtë kuptim, se kanë marrë shkas e janë shkruar për gruan që njohu në moshë të pjekur, 41-vjeçare dhe që ishte gruaja me të cilën lidhi jetën, pra për gruan e jetës. Janë të përkryera për nga forma, sipas të gjitha rregullave klasike të tingëllimës, janë të gjithësishme, hapësinore e të rënda njëherësh, po aq poezi për dashurinë sa dhe për vdekjen. Kam bindjen se ... do të jenë një kontribut i vyer e një risi në poezinë shqiptare, duke e pasuruar e plotësuar atë me një kryevepër të një fare, një lloji, që i mungon. Këtë pohim e bëj duke e parë me syrin e ftohtë të lexuesit e të botuesit, e jo me syrin e bijës për veprën e t‘et. Botimi a më mirë mosbotimi i tyre deri më sot, gati gjashtëdhjetë vjet pasi u shkruan, ka një histori të veçantë e tipike për karakterin e rezervuar të autorit, të cilën do ta sqaroj në një pasthënie të botimit, i cili do të dalë në dritë së shpejti, muajt e ardhshëm." - Brikena Çabej (e bija)

Detajet e librit
Cabej
SKU000779

Të dhënat

Autori
Eqrem Cabej

Referencat specifike

isbn
9789992733936
ean13
9789992733936
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu
400 Lekë
More

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Bard

Ama ni lak, Manjola Brahaj

Manjola Brahaj është një njohëse e shkëlqyeshme e letërsisë së traditës dhe në përgjithësi, një shijuese nazike e letërsisë botërore.
700 Lekë
More

Referenca: 2940

Botuesi: Onufri

Njeriu ne sfere, Myftar Gjana

Ajo më kërkon zinxhirë të artë,Varëse dhe parfume,Pasdite familjare dhe llomotitje,Ndërsa unë sjella nga udhët e gjata ajroreLule, albume, libra në gjuhë të huaj,Të pluhurosura me kundërmim qytetërimesh.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.
1 500 Lekë
More