Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Ka mbaruar
Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja
  • Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

SKU000770

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,20 GBP Up to 12,59 GBP
4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet poetike.
Titulli: Pikë e zezë në bluOrigjinali: Pikë e zezë në bluGjinia: PoeziAutori: Ali PodrimjaShtëpia botuese: OnufriViti: 2005Fq. 88Pesha: 0.13 kgISBN: 978-99927-45-95-9 Komente mbi autorin "Kam lexuar Ali Podrimjen, poet i shkëlqyer." - Marin Soreku "Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët." - Ali Aliu "Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet poetike, në konvecionet dhe funksionet e tyre, në shprehje, veçanërisht në vjershërim." - Bashkim Kuçuku "Ali Podrimja fillimisht poet me ndjenjë të rebeluar, kurse më vonë, e sidomos mbas librit "Torzo", poezia e tij ndërtohet mbi dilemat njerëzore, dhembje e kërkime të përhershme, me gjuhë krejt të figuruar e formë eliptike, për të shpërthyer në fund prapë me ndjenjën personale të fortë dhe elegjiake te Lum Lumi." - Sabri Hamiti "Duke qenë sintetik, por edhe i asosacioneve tronditëse, vargu i Podrimjes na lejon komentet e kapërcimeve pindarike, ndërkohë Poeti Ynë është më shumë homerik dhe konkretisht ngjan dhe me horteqet e Homerit të fundit në Ballkan, me Gjergj Fishtën, gjithsesi në të kundërtën e tij, se poemat e Podrimjes janë tejet të shkurtra, dramatikisht me pak vargje, ku satirën therëse bardi i ri e ka shndërruar në ironi të idhët, similitudat në metafora." - Visar Zhiti "Ali Podrimja bën një shmangie të madhe stilistike dhe me shmangien e vet bën që të krijohet një shmangie e madhe në poezinë shqipe në përgjithësi. Është ndoshta kryesori që i ka dhënë guxim këtij tipi të gjuhës, që i ka dhënë një fuqi jo të zakonshme identifikuese dhe receptuese në një mjedis jo shumë të përgatitur për të komunikuar me një strukturë të tillë gjuhe." - Basri Çapriqi Mbi autorin Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimanzin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Në vitin 1966 punësohet në gazetën e përditshme "Rilindja" në rubrikën e kulturës. Më 1976 kalon në Edicionin e Botimeve "Rilindja" ku udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia Botërore dhe letërsitë e ish – bashkësisë jugosllave. Është anëtar i LSHK dhe i PEN – it shqiptar. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt. Me shkrime filloi të merret si gjimnazist. Poezinë e parë "Arabja" e botoi në revistën "Jeta e re". Po kjo revistë në vitin 1961 botoi edhe librin e tij të parë "Thirrje". Pos poezive, Podrimja shkruan ese dhe tregime. Bashkëpunon me të gjitha revistat e fletushkat në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë vendit. Është fitues i shpërblimeve të ndryshme letrare. Në vitin 1999 u nderua në Gjermani me shpërblimin e mirënjohur letrar "Nikolas Linau" (Shtutgart). Librat e tij janë botuar, ribotuar dhe përkthyer në disa gjuhë. Është i pranishëm në shumë manifestime ndërkombëtare. Jeton në Prishtinë si krijues i lirë.  

Detajet e librit
SKU000770
0

Të dhënat

Autori
Ali Podrimja
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.
Çmimi 17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2087

Botuesi: Princi

Heshtjen duke germuar, Romeo Collaku

Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës "Aleph" për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare "Fan Noli" (për përkthimin, 2007) dhe "Mitrush Kuteli" (për tregimin, 2009). 
Çmimi 4,25 GBP
More
In Stock

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.
Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu
Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook