• Banner

Katër lexime për një poezi, Entela Tabaku

 Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Katër lexime për një poezi

Origjinali: Katër lexime për një poezi

Gjinia: Poezi

Autori: Entela Tabaku

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 128

Pesha: 0.180 kg

ISBN: 978-9928-310-30-9

Mbi librin

Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar.

ENTELA TABAKU është ligjëruese e shqipes në Universitetin e Uppsala-s (Suedi), studiuese e italishtes, poete dhe përkthyese nga suedishtja.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310309
ean13
9789928310309
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Ndoshta dashuri, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Në intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)