• Banner

Poezi, 2016, Arben Idrizi
  • Poezi, 2016, Arben Idrizi

Poezi, 2016, Arben Idrizi

Arkiloku
O Arkilok, përherë do të të përzënë
nga qyteti; prore do të jesh i tepërt
në mesin e tyre
dhe të ngjashmëve të tyre,
kudo mbi faqen e dheut.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi, 2016
Gjinia: Poezi
Autori: Arben Idrizi
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 70
Pesha: 0.081 kg.
ISBN: 978-9928-185-50-1

Fragmente nga libri

XII.

Arkiloku
O Arkilok, përherë do të të përzënë
nga qyteti; prore do të jesh i tepërt
në mesin e tyre
dhe të ngjashmëve të tyre,
kudo mbi faqen e dheut.
Se nuk ka mendim,
te pasioni kafshëror i luftës.
Këtë e dije ti:
armët vetëm marrin jetë.
Edhe këtë duhet ta bëjnë
poetët: në mbrojtje të jetës,
kundër zotave të luftës.
Lavdia i takon ekzistencës
dhe dhembshuria është virtyti më i lartë!

04. 04. 2016

***

XIII.

Të urtët janë të prirë ta thonë
të renë dhe të vërtetën pa ceremoni.
Për këtë, shumë zemërim ngjallin
në folenë e injorancës, urrejtjes
dhe jo eksperiencës.
Po edhe njeriut të rëndomtë
i bën vaki, të paktën
një herë në jetën e tij, ta marrë,
befas dhe pa bujë,
si të ishte gjëja më e zakonshme,
një vendim ekstrem.

07. 04. 2016

***

XXX.

Kinea, dishepulli i Demostenit, e pyeti mençur
Pirron: «E pasi, o mbret, ta kemi marrë
Italinë, çfarë do të bëjmë?».
Për Plutarkun nuk është çështje pse një i urtë
vihet në shërbim të një vrasësi.
Po ka një gjë që këmbëngul të na e përcjell:
Pirro ishte aq i pashpirt sa për tekat e veta
mund të derdhte gjakun e mbarë njerëzimit
dhe në të njëjtën kohë aq naiv
sa të besonte se ishte krejt e natyrshme
që një i urtë t'i shërbente pa u ndier i poshtëruar
dhe pa e konsideruar krim vetë atë shërbim.
Vesi e dëshiron virtytin borxhliun më të madh.
Por, nëse – a është më virtyt?

4. 07. 2016

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185501
ean13
9789928185501
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)