Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Zbathur, Flutura Acka
  • Zbathur, Flutura Acka

Zbathur, Flutura Acka

SKU000605
Toena
Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,89 CHF Up to 14,68 CHF
4,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: ZbathurOrigjinali: ZbathurGjinia: PoeziAutori: Flutura AçkaShtëpia botuese: ToenaViti: 2007Fq. 104Pesha: 0.16 kgISBN: 978-99943-1-291-7 Komente mbi autoren "Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë. Të shkruash bukur do të thotë të njohësh, të përcjellësh, të emocionosh, të ledhatosh me farfuri vegimesh, tingëllimash e ngjyrash gjuhën tënde, gjuhë shqipe. Dhe shumëçka tjetër. Flutura Açka di t'i bëjë këto. Ajo shkruan bukur..." Josif Papagjoni "Poezia e Flutura Açkës sjell në poezinë shqipe një ndjeshmëri të natyrshme, të sinqertë. Është një mrekulli e ligjërimit poetik. Pa imponim të sforcuar "bisedon" me jetën e njerëzve dhe me vetveten, pa fshehur asgjë. Është një zë origjinal, i kërkueshëm në aktin krijues. Flutura Açka nuk ngurron të artikulojë botën e brendshme të gjinisë. Thjesht. Qartë. Bukur." Flora Brovina, Kosovë "E menduar dhe pothuajse bisedimore, si e lidhur te fati i luhatjeve të jetës, është poezia e Açkës, ku trupi shfaq sërish "ritmikën e ndjenjave" të pashpallura. Jemi pikërisht në të pastajmen, në një horizont pritjeje, në qetësinë e së cilës Açka bëhet një transkiptuese e fortë e emocioneve: droja se fjala poetike është pakthyeshëm e humbur në errësirën e zemrës dhe të mendjes, shkrihet pak nga pak në mahnitjen e jetës, që duket se rinovohet e rindërtohet brenda ciklit të stinëve, në një gramatikë të re befasuese të gjërave." Ennio Grassi, Itali "Flutura Açka është një nga poeteshat shqiptare sqimatare." Daccia Maraini, Itali "Poezia e Flutura Açkës e vërtetë, larg prej marrjes së pozave, poteres së tepërt dhe përdorimit të fjalëve boshe. Për fat, sikurse ato fytyrat njerëzore që i ruhen pudrës së tepërt dhe kremit, që i kthen ato në maska, poezia e saj e shmang snobizmin, në të njëjtën kohë mbingarkesën a zhurmën e panevojshme të vargut. Ajo çfarë na tërheq në të vërtetë është harmonia." Bardhyl Londo Mbi autoren Flutura Açka (Elbasan, 1966) është poete, shkrimtare dhe botuese. U diplomua për Statistikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë – Letërsi në 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë dhe prozën e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli – Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Romani i saj i parë "Vetmi gruaje" është përkthyer dhe botuar në vitin 2006 në gjuhën bullgare në një seri me shtatë autorë bashkëkohorë nga Ballkani. Në vitin 2009 mori çmimin "Serembe" për prozën me romanin "Kryqi i harresës". Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë.
Detajet e librit
SKU000605
0

Të dhënat

Autori
Flutura Açka
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000008

Botuesi: Skanderbeg Books

Kryqi i harresës, Flutura Açka

Për shkak të një fluturimi ajror të mbyllur, një shkrimtare e re gjendet në mes të një historie tronditëse që ngjet mes Shqipërisë dhe Hollandës.
7,93 CHF
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mbi kuaj ëndrrash, Fatmir R. Gjata

E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001956

Botuesi: Toena

Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar